• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si kurrë më parë, protestuesit “çajnë” Tiranën: Me mijëra qytetarë zbarkojnë në shesh

12/03/2022
in Aktualitet
A A
Si kurrë më parë, protestuesit “çajnë” Tiranën: Me mijëra qytetarë zbarkojnë në shesh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët janë ngritur sërish në protestë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Ashtu siç u njoftua dhe në rrjetet sociale, tubimi në kryeqytet nisi në orën 11:00, ku qytetarët e mbledhur në sheshin Skenderbej kanë nisur te marshojnë drejt Kryeministrisë.

Lajtmotivi i protestës së sotme është ‘boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë

Kjo është protesta e 4 kombëtare, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

Protesta nisi në Shkodër, ku shoferët bllokuan lëvizjen në urën mbi Bunë, më pas në Tiranë, para Kryeministrisë, ndërsa u përhap dhe në rrethe të tjera, si Lushnjë, Devoll, Korçë, Mirditë, Laç, Berat, Tepelenë, etj. Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.

Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Ndërkohë dje, Rama tha se ata që protestojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkroi Rama.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët dhe i tërhoqi vëmendjen policisë për t’u distancuar nga dhuna. Protestat janë mbështetur dhe nga opozita.

E para nis Lezha në orën 10:40, qytetarët bllokojnë në shenjë proteste për çmimet kryqëzimin e Zejmenit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme do të mbahen protesta në shumë qytete të vendit, paralelisht me atë të Tiranës.

I pari qytet që ka nisur protestën ka qenë Lezha. Në ditën e tretë të protestës në këtë qark, tubimi është zhvendosur në kryqëzimin e Zejmenit.

Raportohet se protestuesit kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër në orën 10:00, ndërsa protesta pritet të zgjasë për rreth një orë. Gjate këtyre ditëve rreth 25 protestues janë ndaluar nga policia për proteste te pa ligjshme dhe bllokim te rrugëve.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In