• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kriza nga rritja e çmimeve: Si ndërhynë në treg Kurti, Micotakis e Vuçiç për çmimin e naftës

10/03/2022
in Aktualitet
A A
Kriza nga rritja e çmimeve: Si ndërhynë në treg Kurti, Micotakis e Vuçiç për çmimin e naftës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri tani, në rajon nuk ka rrezik për kërcënime ushtarake nga lufta në Ukrainë, por rritja e çmimeve ka goditur rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve. Diferenca është në reagimet e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Serbisë. Ndërsa në anën këtej të kufirit, Rama i la çmimet në mëshirë të tregut, drejtuesit e shteteve të tjera morën masa kundër spekulimit.

“Çmimet nuk varen nga qeveria”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije qytetarët shqiptarë se duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, si skenarët më dramatikë të pasojave të luftës në Ukrainë. Rama kur foli për rritjen e çmimeve tha se ky ishte sistemi që zgjodhëm në vitet 90, duke i lënë rrugë të lirë lojës së tregtarëve me çmimet në një moment krize.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, tha Rama.

Ndërhyrja e Albin Kurtit në treg

Qeveria e Kosovës vendosi një kufi në çmimet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të saj. Në këtë vendim thuhej qëllimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe aty përcaktohen çmimet shitëse maksimale për tregtarët e naftës me shumicë dhe pakicë.

MOS HUMBISNI
Mgid
Mgid

Tensioni 150/90? Çaji bio që mban në kontroll tensionin e lartë!
HiperTea

Help To Defend Ukraine. Here Is The Country’s Main Account
Savelife

Ukraine Is Fighting For The World Peace. You Can Join, Too!
Ukrforeignlegion

Ukraine’s Still Under Heavy Shelling But You Can Help
Save Life In UA
Pavarësisht se çmimet u rritën si pasojë e krizës së provokuar nga lufta në Ukrainë, masat e vendosura janë si në vijim:

1.1. Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes;

1.2. Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

Përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës detyroi të gjitha depozitat dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 % të kapaciteteve të tyre, për qëllime të rezervave emergjente. Gjithashtu vendimi e obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Inspektorati i Tregut Qendror dhe Lokal, Administrata Tatimore e Kosovës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe organet e tjera të administratës shtetërore, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

Micotakis: Armiku ynë, spekulantët e naftës

Qeveria greke ka ndërmarrë një program për të mbështetur qytetarët, prodhuesit dhe fermerët pas shtrenjtimit të papritur të çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema.

“Është koha që politikanët europianë, në rrethana ekstreme – theksoj në rrethana ekstreme, siç po përjetojmë tani – duhet të marrin masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte, të cilat do ta shkëputin gjeopolitikën nga kriza energjitike“, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek ritheksoi angazhimin e qeverisë se “mbështetja për bizneset, familjet dhe fermerët do të vazhdojë” për sa kohë të vazhdojë kriza.

“Në fakt, në dhjetë ditët e ardhshme, besoj se do të arrijmë, me ministrat përgjegjës për të shpallur një program shtesë, i cili do të ofrojë mbështetje të plotë për qytetarët, prodhuesit dhe fermerët“, tha ai.

Vuçiç: Nafta do mbetet 1.5 euro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.
“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën.

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën. “Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçiç./ GSH/m.j

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In