• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Gomari në grevë urie!?

23/02/2022
in Humor
A A
Gomari në grevë urie!?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stalla ishte plot me gomarë. Njëri prej tyre, një ditë vendosi të hyjë në grevë urie. Trupi iu ligështua, veshët iu varën si fletë aeroplani dhe këmbët mezi e mbanin.

Gomari “baba”e kuptoi gjendjen e të birit dhe iu afrua ta pyesë mbi shkakun. Ai e mënjanoi dhe i tha:”çfarë ka ngjarë more bir?! Përse je katandisur kështu?! Të kanë sjellë elbin më të mirë për të ngrënë, kurse ti as që e ke prekur fare. Pa hë njëherë, më thuaj çfarë ke? Mos të ka ngacmuar ndokush?”

I biri ngriti kokën dhe iu përgjigj të atit:”Po baba, janë njerëzit.”

I ati e pyeti me habi:”Njerëzit?! çfarë kanë njerëzit? çfarë të kanë bërë?”

I biri iu përgjigj:”Po ja, ata tallen me ne gomarët.”

I ati e pyeti:”Pa më thuaj, si e bëjnë këtë?”

I biri:”A si ke dëgjuar që sa herë që duan të tallen dhe të ofendojnë dikë prej tyre, i thërrasin:”O gomar”. Njerëzit më injorantë i quajnë gomerë. Përse e bëjnë këtë, ndërkohë që ne nuk jemi të tillë? Ne po punojmë dhe lodhemi gjithë ditën, ne kuptojmë dhe kemi ndjenja…”

Gomari “baba” ndjeu një pështjellim dhe nuk dinte çfarë përgjigje qetësuese t’i japë të birit të shqetësuar, por shumë shpejt e mori veten dhe pasi shkundi veshët sa majtas djathtas, filloi të bisedojë me të birin rreth logjikës së gomarëve.

Ai i tha:”Dëgjo more bir! Njerëzit, Zoti i favorizoi ndaj të gjitha krijesave të tjera, megjithatë ata e keqpërdorën këtë status dhe dëmtuan veten, para se të na dëmtojnë ne gomarëve. Ja për shembull. Në të gjithë jetën tënde, a të kanë zënë sytë ndonjë gomar të grabisë pasurinë e gomarit tjetër?

Po ndonjë gomar që vjedh ushqimin e gomarit tjetër?

A ke dëgjuar ndonjë gomar që ankohet për ndonjë tjetër nga lloji i vet?

A ke dëgjuar ndonjë gomar të shajë dhe ofendojë gomarët e tjerë?

A ke parë ndonjë gomar që rreh dhe keqtrajton gruan dhe fëmijët e tij?

A ke parë femra gomarësh të bredhin lart e poshtë, rrugëve e diskove, pa ia ditur për familjen dhe shtëpinë?

A ke dëgjuar ndonjëherë që gomarët serbë e grekë, planifikojnë për zhdukjen e gomarëve shqiptarë, apo për tu marrë qoftë dhe elbin e tyre? Sigurisht, ti nuk i ke dëgjuar këto krime. Prandaj unë të kërkoj që të përdorësh arsyen teksa gjykon për veten dhe të tjerët, si dhe ta mbash kokën lart, ashtu siç e kemi zakon nga të parët tanë, gomar pas gomari.

Le të thonë njerëzit çfarë të duan. Ne na mjafton që jemi gomarë dhe nuk vrasim, nuk vjedhim, nuk përgojojmë, nuk ofendojmë.”

Këto fjalë të babait, i pëlqyen gomarit fëmijë dhe në çast iu turr kovës me elb duke thënë:”Po babi. Do ta ruajmë traditën tonë dhe do të mbetem gomar e bir gomari.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In