Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj bëri një rrëfim ndryshe në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ku foli edhe për fillimet e programit të humorit, “Portokalli”.
Sipas Llakajt, “Portokallia” u kthye në epidemi brenda pak javësh dhe u bë spektakli më i dashur i të gjithë shqiptarëve.
Aktori i dashur për publikun shqiptar u shpreh se biletat shiteshin dy muaj para, pasi të gjithë donin të shikonin ‘live’ aktorët. Agroni tregoi momentin kur themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha, i kishte thënë për idenë e krijimit të një show kabaret.
“Në janar të vitit 2003, Dritani më ka takuar në Sarandë, kam qenë në një nga netët e ndërrimit të viteve. Më tha se ka një ide. Ideja ishte për të bërë një show kabaret. Ideja ishte tamam një lloj çmendurie se për ne ishte e panjohur. Unë vija nga bota e kabaretit, por kjo ide siç e kishte Tani nuk imagjinohej. Nisi me një program testues në Top Show si fillim“, tha Llakaj.
“Mendove se të kam harruar?”/ Klodiana Lala nuk i ndahet Engjëll Agaçit, paralajmëron zhvillimet e reja sot: Do shkosh në komision, apo do më vish në…
Fatos Klosi: Berisha komunist i devotshëm, s’ka lidhje me rrëzimin e bustit të Hoxhës, ja pse Meta duhej shkarkuar dhe rreziku rus
Spartak Ngjela: SHBA s’do dorëzohet derisa Berisha të arrestohet, çudi që ithtarët i shkojnë pas një të inkriminuari, u vranë 4 persona në bulevard
Ky i fundit gjithashtu rrëfeu se nga çfarë e mori emrin Portokallia, një emër unik që shpesh ka ngatërruar personat nëse ishte frymëzuar nga agrumi portokalle apo ngjyra.
“Emri erdhi nga ngjyra portokalli e semaforit, edhe shprehja kemi ngel në semafor, në bazë të gjendjes së Shqipërisë. Ndërtuam tavolinën e përbashkët, ishte një frymë e tillë, që u kthye në epidemi, nuk kishte më mundësi të menaxhoheshin biletat, 10 mijë lek çmimi në atë kohë, ajo sallë merrte 120 veta, i thosha që ul çmimin e biletës”, u shpreh aktori.