• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Artan Hoxha zbulon detajet e forta nga prokurori belg që ‘gozhdoi’ sot për 2 orë Bashën në zyrat e SPAK: lëviz me mjet të blinduar, ja çfarë i kërkuan kreut të PD-së…

10/02/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Artan Hoxha zbulon detajet e forta nga prokurori belg që ‘gozhdoi’ sot për 2 orë Bashën në zyrat e SPAK: lëviz me mjet të blinduar, ja çfarë i kërkuan kreut të PD-së…
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se belgët kanë tre pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje nga kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me dosjen “Toyota Auris”,

Hoxha tha se ata duan të dinë si ka rënë në dijeni të këtij fakti, kush ia ka dhënë këtë informacion dhe nëse ka fakte të tjera mbi këtë çështje që nuk i ka bërë publike.

“Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Nuk kemi një hetim shqiptar për këtë çështje deri tani. Unë e kam ndjekur këtë histori shumë më përpara se të vinim te kjo situatë. Pikërisht nëse do kishim ndonjë situatë për politikanët në Shqipëri. Belgët janë nisur nga deklaratat e Bashës në Kuvend. Basha ka dhënë një informacion që ka rezultuar 100% i saktë.

Për ta bën një çudi të madhe që një operacion i finalizuar 48 orë më vonë të jetë pikë për pikë si deklarata e bërë në Kuvend. Ata e kanë bërë pjesë të hetimit të tyre sepse mendojnë se informacioni që ka marrë Basha mund të ndihmojë hetimet. Ata kërkojnë si është e mundur që Basha ka rënë në dijeni të atij informacioni. A ka elementë të tjerë që Basha ka rënë në dijeni dhe nuk i ka bërë publike. Interesimi tjetër i palës belge është për të ditur kush ia ka dhënë këtë informacion”, tha Hoxha.

Ai nënvizoi se vitin e kaluar një nga prokurorët belgë që ndjek çështjen e hetimit të Lulzim Bashës ka ardhur 8 herë në Shqipëri. Hoxha tha se kur ai vjen në Shqipëri lëviz me siguri maksimale dhe udhëton vetëm me automjet të blinduar.

“Nuk u ndryshua itinerari i Toyota Auris. Di që ky prokurori është prokuror federal. Vitin e kaluar ka ardhur 8 herë. Ai kërkon masa të forta sigurie kur vjen. Lëviz me mjete të blinduara.

Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri. Ka qenë edhe një tjetër në Elbasan që po ndjek një ngjarje prej vitit të kaluar. Ka një tjetër prokuror që e flet shqipen si ne. Stivis është i njohur në komunitetin shqiptar në Belgjikë. I ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre.

Ajo që dua të them është në rastin konkret se prokurorët belgë duan të kuptojnë se kush është i përfshirë në këtë histori, Autoritete belge nuk e provojnë dot se ato para janë nisur nga Belgjika. Automjetet janë përshtatur në Gjermani. Askush nuk e di nëse janë mbushur me para në Gjermani apo diku tjetër”, u shpreh Artan Hoxha për Abc News.

Share219Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In