• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Ish bashkëshorti i ka marrë Arjola Demirit kujdestarinë e fëmijëve teksa ajo ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’? Reagon juristja e aktores dhe zbardh si qëndron e vërteta

10/02/2022
in Nostalgji
A A
Ish bashkëshorti i ka marrë Arjola Demirit kujdestarinë e fëmijëve teksa ajo ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’? Reagon juristja e aktores dhe zbardh si qëndron e vërteta
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e njohur Arjola Demiri është bërë pjesë e “Big Brother Vip” që prej ditës së parë, më 5 tetor të vitit 2021.

Jeta e saj private ka qenë e komentuar gjatë gjithë kohës së saj brenda në shtëpi, për faktin se Arjola prej disa viteve është e ndarë nga bashkëshorti dhe ka tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar vitet e fundit.

Kohën e fundit nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe ish-bashkëshorti i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.

Megjithatë këto mbesin vetëm lajme të pakonfirmuara për shkak se akoma nuk kemi pasur një reagim nga motra e saj, apo dikush i afërt që të sqarojë ngjarjen.

Shoqja e saj, Eva Vatoci e cila me profesion është juriste dhe punon në Gjykatën e Tropojës, për lajmi.net ka dhënë disa detaje për të sqaruar të vërtetën.

Sipas saj, rasti është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe deri në momentin që po flasim, nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjola Demirit.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh Vatoci.

Ndër të tjera, Eva tregoi se fëmijët e Arjolës janë shumë mirë nën kujdesin e familjarëve të Arjolës dhe nuk kanë asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve që po kujdesen për ta.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë”, shprehet juristja Vatoci.

Në anën tjetër largimi i Arjolës nga fëmijët prej katër muajsh është komentuar nëpër portale si pretekst që ish-bashkëshorti e ka shfrytëzuar për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve, gjë që sipas juristes Vatoci kjo ndodh vetëm nëse fëmijët dëshirojnë të zgjedhin me cilin prind të rrinë, me konsultimin e psikologut dhe vendimin e gjykatës.

“Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj.

Fëmijët siç e përmenda edhe më lartë, janë nën kujdesin e veçantë të familjarëve dhe askush nuk mund t’i heq fëmijës të drejtën për të qëndruar me gjyshërit dhe tezen e tyre. Fëmijët janë në moshë madhore për të shprehur dëshirën e qëndrimit tek njëri apo tjetri prind para psikologut dhe gjykatës”, përfundoi Vatoci.

Share225Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In