• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbrojtësit e Ilir Metës që pranojnë hapur rrëzimin e presidentit!

10/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Mbrojtësit e Ilir Metës që pranojnë hapur rrëzimin e presidentit!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Në momentin që Gjykata Kushtetuese shpalli tërheqjen për të marrë vendimin, së paku nga palët në proces, e normalisht nga forcat politike pritej një heshtje.

Një heshtje që tregon se e gjithë ajo propogandë dicavjeçare zhurmuese për “mos pasjen e Gjykatës Kushtetuese” nuk ka pasur lidhje me fatin personal të Ilir Metës.

Por si Meta, ashtu edhe mbështetësit mediatik të tij, nuk po reshtin së bërit presion ndaj institucionit që interpreton ligjin themeltar të shtetit, e ka të drejtën të gjykojë Presidentin, qeverinë, Parlamentin apo organet e tjera të larta të shtetit.

Po dalin këto ditë, e këto orë, komentatorë e panelistë që mundohen së justifikuari rolin e Ilir Metës, në një “situatë të jashtëzakonshme” kur pushteti është vetëm në duart e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

E në këtë aspekt, ata vijojnë të thonë se agresiviteti i Metës është një zhvillim i detyrueshëm, edhe pse e pranojnë se nuk është normal.

Piksëpari problem shtrohet, a kemi ne një President që i ka qëndruar rolit të tij Kushtetues? Për këtë është folur aq vite sa janë lodhur njerëzit nëpër panele.

Madje jo vetëm njerëzit këtu, por edhe ndërkombëtarët që janë thirrur në kauzë kot së koti nga Ilir Meta, i cili ka lënë nam e ka damkosur përfaqësues të rëndësishëm të diplomacisë europiane, si për shembull Benrd Borchardt, një veteran i diplomacisë gjermane, por edhe ambasadorët e SHBA-së e BE-së, ndaj të cilëve nuk ka lënë gjë pa thënë.

Gjykata Kushtetuese, duhet të përcaktojë nëse ajo që ka bërë Ilir Meta përbën “shkelje të rëndë të Kushtetutës” apo jo, pasi që ai e ka bërë baltë poltronin më të lartë të shtetit shqiptar e pranojnë të gjithë.

Por a e justifikon situate aktuale sipas mbështetësve të Metës, një President të çakorduar?

Logjika e kundërshton menjëherë këtë pyetje, pasi nëse Ilir Meta do të kishte qëndruar në kornizat kushtetuese, mund të kishte dhënë më shumë kontribur pozitiv në këtë rast për ata që janë kundërshtar të qeverisë së Edi Ramës.

Nëse Ilir Meta, do të angazhohej në vetë të parë për të ndaluar çmendurinë e opozitës në diegien e mandateve, për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për të siguruar një konsensus në momentet e përplasjes politike, mund të kishte arritur një rezultat më pozitiv, por çfarë është më e rëndësishmja, kishte ruajtur rolin e kreut të shtetit.

Nëse Ilir Meta nuk do të prodhonte “dekretin tritol” për anulimin e 30 qershorit, por shumë përpara tij, kur kryeministria sulmohej me vare, qysqi, e leva, si selia e PD më 8 janar të këtij viti, mund të ishte prodhuar një zgjidhje më e mirë, por shumë më e rëndësishmja, do të ishte ruajtur pozicioni i Presidentit të Republikës.

Nëse Ilir Meta do të dialogonte me faktorin ndërkombëtar, pa i anatemuar, sulmuar, akuzuar e shpifur kundër tyre, mund të ishte realizuar një ndërmjetësim më gjithëpërfshirës, por mbi të gjitha do të ruhej roli dhe prestigji i kreut të shtetit shqiptar.

E për të dhënë një model. Milo Gjukanoviç është President i Malit të Zi, i zgjedhur jo nga Parlamenti, por nga populli, i cili ka thuajse të njëjtat kompetenca me presidentin tonë.

Gjukanoviç, përveç se President i Republikës, është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve. Më 30 gusht të 2020-s, partia e tij humbi zgjedhjet parlamentare dhe në vend u formua një qeveri jo thjesht rivale apo kundërshtare, por armike e egër e tij.

Mazhoranca qeverisëse që fitoi zgjedhjet kishte vetëm 1 deputet më shumë se opozita e Gjukanoviçit, vetëm një. Në një ambjent ballkanik, kjo shifër quhet mundësi përpunimi. Por jo; Gjukanoviç pranoi menjëherë rezultatin si kryetar i PDS dhe premtoi se si president i Republikës do të promovonte një “bashkëjetesë të qetë” me një qeveri kundërshtare. Që në fakt ndodhi. Nuk ka pasur asnjë pengesë qeveria e re, madje asnjë deklaratë, përveç rasteve të veçanta ku ai i është drejtuar publikut. Por si President nuk ka shfrytëzuar anjë hapësirë për të vënë shkopinj nën rrota.

Nuk sulmoi asnjë aleat të Malit të Zi, përveçse Serbinë që është realisht një shtet që ka kërkuar gjithmonë ta quajë këtë vend si protektorat të saj.

Madje qeveria për disa raste, emërime ambasadorësh, e ka çuar Gjukanoviçin në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka rrëzuar mazhorancën.

Asnjëherë Gjukanoviç nuk doli të destabilizohet, edhe pse ishte palë politike si shef opozite, e këtu nuk u fsheh si Meta që e mohon që të ketë lidhje me politikën.

Mbështetësit e Metës që mundohen ta jusftifikojnë se “s’mund të sillej si president danez” edhe pse ky vend ka mbret e jo president, mund t’i referoheshin thjesht e qartë një modeli afër nesh si Gjukanoviç. Model që e rrëzon totalisht Ilir Metën në zë e në figurë…

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In