• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tahiri denoncoi në 2014 gjyqtarin Engert Pëllumbi që e futi dje në burg! “DSIK” për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues: Nuk duhet të ushtrojnë detyrën

05/02/2022
in Aktualitet
A A
Tahiri denoncoi në 2014 gjyqtarin Engert Pëllumbi që e futi dje në burg! “DSIK” për dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues: Nuk duhet të ushtrojnë detyrën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas Spiro Kserës, Saimir Tahiri është ish-ministri i dytë që dënohet me burg në historinë pluralizmit në Shqipërisë. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm me 3.4 vite është marrë nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Florian Kalaja. Ndërkaq, dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët i qëndruan akuzave të rënda ndaj Tahiri dhe që kërkuan 12 vite burg, janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po kush janë 3 gjyqtarët që çuan në burg ish ministrin e Brendshëm, cila është karriera e tyre dhe si e kaluan Vetingun?

Engert Pëllumbi

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit. Në tetor të vitit 2021, Pëllumbi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut.

Megjithatë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, kishte paraqitur në Komisionin e Vetingut, një raport negativ për Engert Pëllumbin, duke e klasifikuar si të papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi, pasi sipas DSIK gjyqtari mund të ndikohej në ushtrimin e detyrës së tij. DSIK i referohej një procedimi penal ndaj gjyqtarit në Prokurorinë e Fierit. Pëllumbi kundërshtoi konkluzionin e DSIK-së si kontradiktor dhe të pabazuar. Raporti i DSIK-së u rrëzua nga KPK-ja si i pabazuar.

“Nga provat e administruara nga Komisioni dhe praktikat e administruara nga organet e tjera ndihmëse në kuadrin e vlerësimit të figurës nuk u provua që subjektit i rivlerësimit të këtë pasur ndonjëherë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në vendim.

Sa i takon aftësive profesionale, KPK-ja konstatoi disa mangësi në 8 dosjet e analizuara, por që “nuk përbëjnë shkak për ta konsideruar subjektin të papërshtatshëm dhe marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”.

Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin se kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.

Florian Kalaja

Florian Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Kalaja ka qenë në një klasë me Engert Pëllumbin. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Florjan Kalaja u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor 2020. Kalaja është angazhuar edhe si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile. Kalaja u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2020.

Nga analiza financiare e kryer, gjyqtari rezultoi me një balancë negative në shumën 590 mijë lekë. Sa i takon aftësive profesionale, Komisioni i Vetingut solli në vëmendje se Florian Kalaja kishte marrë tri vërejtje me shkrim nga ish-KLD-ja për kryerjen e gjykimit në kapërcim të afatit, se ka dalë nga seanca për t’u konsultuar dhe një rast tjetër kur Gjykata e Apelit Vlorë kishte prishur vendimin e marrë prej tij. Megjithatë, KPK-ja nuk kishte dilema për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit. Vendimi i KPK-së nuk është kundërshtuar as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Igerta Hysi

Igerta Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010. Ajo e ka nisur karrierën në drejtësi në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Rrethit Fier. Gjyqtarja Hysi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 1 nëntor të vitit 2021. Vendimi për konfirmimin e ndaj në detyrë nuk është kundërshtuar as nga as nga Komisioneri Publik dhe as nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Komisioni gjeti disa probleme jo të rënda në pasurinë e gjyqtaret, të pamjaftueshme për ta ndëshkuar. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte depozituar një raport për pastërtinë e figurës së gjyqtares, duke konkluduar se Igerta Hysi nuk ishte e përshtatshme për të ushtuar detyrën e gjyqtares.

Sipas DSIK-së gjyqtarja, në vitin 2014, kishte dënuar me tre vite burg tre persona në vitin 2014, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek zyrtarët publike, por i kishte liruar nga burgu me kusht. Sipas DSIK-së, gjyqtarja kishte liruar një tjetër person me kusht, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Nga informacioni i disponuar, prokurorit i janë dhënë para që të mos e ankimonte këtë vendim në Apel. Në vitin 2014, Igerta Hysi liroi nga burgu Arben Isufajt, i njohur edhe si Ben Qimja, i cili kërkohej asokohe nga Italia për trafik droge. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KLD-ja inspektim dhe vlerësim të procedurave që janë ndjekur nga Igerta Hysi, për lirimin e Ben Qimes dhe dy personave të tjerë. Por vendimi u la në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. “Nga inspektimi i kryer nga ish-KLD-ja, nuk u evidentuan shkelje ligjore të pretenduara si të kryera nga subjekti i rivlerësimit”, thuhet në vendim. Komisioni i Vetingut e rrëzoi si të pabazuar raportin negativ të DSIK-së.(Shqiptarja.com)

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In