Sali Berisha i është përgjigjur akuzave nga Partia Demokratike ndaj Komisionit të Rithemelimit se po poshtërojnë demokratët me kandidatin Premtim Kryemadhi duke e lidhur figurën e tij me atë të së shoqes Belina Zeneli, prokurorja e dosjes 184 që u shkarkua pak ditë më parë.
Sipas PD ajo ka mbrojtur socialistët duke mos hetuar vjedhjen e votës në Dibër. Selia blu thekson se përzgjedhja e Premtim Kryemadhit sqaron komunikimin privat mes Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës.
Berisha ka shtuar se Basha e ka fajësuar me pa të drejtë kandidatin e “Rithemelimit” në Dibër.
“Lulzim Brava, pasi e pa veten se mund të arrestohej nga SPAK ka bërë paqe absolute. Aferat e tij janë vepra të rënda. Dosja Muzin. Basha në vend të fajësoji SPAK, ai fajëson zonjën që e riktheu çështjen në saj të ligjeve ekzistuese. SPAK për të larë duart e çoi dosjen në Peshkopi.
Dosja ishte kompetencë e SPAK. Lulzim Brava e ka kuptuar që e ka në kontroll të plotë SPAK dhe e ka kuptuar që nëse shndërrohet në mbështetës dhe jo kritikues nuk do ketë problem thotë ai. Por dosja nuk mbyllet për Nik Muzin.”
“Alfred Shehaj duke manipuluar pikët, përzgjidhet nga KLP për anëtar i SPAK a i besohet këtij organi. Ai prokuror u tha shqiptarëve se në makinë nuk u gjetën materiale kur ndodhi vrasja. Dhe u shpërblye me falsifikim të dhënash dhe ai u fut në SPAK. Por vendin e ka në qeli”, ka shtuar Berisha për Abc News.