• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Teatri më i ri i Berishës & Metës: Protestat para Ambasadës amerikane, çfarë po ndodh realisht?!

03/02/2022
in Blog
A A
Rama: SPAK ka misionin të çojë në b.urg ata që vettingu i nxjerr nga drejtësia. Peshkaqenët e vjetër lundrojnë në formë politikanësh
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk duhet mohuar: “Shtëpia e Lirisë” i ka dhënë teatrit politik shqiptar një dimension të ri të kontekstit të tij surreal.

Po ofron edhe do të ofrojë, të paktën deri më 6 mars, skena nga më piktoresket, që më shumë se panelistët e darkës që shfaqen gjithë zymti, e madje zihen me analistë që para pak muaj i kanë pasur në krah, do të jetë ushqim për kabaretë e të shtunës për emisionet humoristike të satirës. Që tani kanë terrenin më pjellor të krijimtarisë së tyre.

E ndoshta edhe Shekspiri i madh që sheh nga lart, duke parë atë që ndodh te ne, mund të ndërrojë mendje e të krijojë sequel-in e kryeveprës së tij me titullin “Hamleti 2”, natyrisht kësaj radhe duke e transformuar në komedi apo tragjikomedi.

Pasi dilema e famshme hamletiane, sot po ridimensionohet, siç me të drejtë një gazetar i njohur, duke ju referuar tranzicionit 30 vjeçar shqiptar, shkruante se edhe “Legjenda e Feniksit që rilind nga hiri” tek ne është transformuar “Rilindje nga Haleja”.

E pjesë e këtij ridimensionimi surreal ka qenë natyrisht teatri i protestës para ambasadës amerikane në Tiranë.

Ku disa njerëz që preken nga prishja e banesave si pjesë e ndërtimit të Unazës, kanë dalë para ambasadës amerikane e kanë apeluar për drejtësi.

Po ç’lidhje ka një ambasadë, aq më shumë ambasada e vendit mik më të rëndësishëm të Shqipërisë me Unazën, prishjet, qeverinë, bashkinë e Tiranës, apo gjëra të tilla?

Natyrisht, asnjë lidhje. Një ambasadë, është thjesht një zyrë përfaqësie e një shteti të huaj, e ligjërisht përbën territori i atij vendi. Ndërkohë, kur protestohet përpara një territori të vendit më mik të Shqipërisë, atëherë ky është një qëndrim shumë i qartë politik.

Pavarësisht se nga njerëzit që kanë mbajtur tubimin, qëllimi është justifikuar me “argumentin” se “ambasadorja është shumë aktive në politikë”, apo “Donald Lu ka kërkuar të kapen peshqit e mëdhenj”, (Donald Lu sot është zyrtar i lartë i DASH), logjika e protestës në ambasadë, së pari është krejt pa sens për interesin e protestuesve.

Në vend që të tërheqin vëmendjen për zgjidhjen e problemeve të tyre, ata kryejnë një incident të rëndë diplomatik. Sikur policia e shtetit të vepronte normalisht sipas ligjeve, do të duhet t’i kishte larguar ata menjëherë. Aq më shumë nëse do të kishte kërkesë nga ambasada.

Qytetarët e sotëm që dolën para ambasadës, mund të protestonin fare mirë para kryeministrisë apo bashkisë Tiranës, ministrisë përkatëse, pra aty ku ndodhet çelësi për të zgjidhur problemin e tyre.

Por një lidhje këtu ka, e është e qartë. Është lidhje tipike hamletiane, pasi synohet të tërhiqet vëmendja apo të krijohet një problem me SHBA, që realisht nuk ekziston as politikisht, as diplomatikisht e as institucionalisht.

Problemi i vetëm me qeverinë e SHBA kanë pasur, ose më mirë kanë demonstruar tre zyrtarë të rëndësishëm të Shqipërisë: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Adriatik Llalla, të cilët kanë marrë hapa politike ta përplasen politikisht me qeverinë e SHBA. E nisën me lobim me Kongres, por edhe me një betejë mediatike kundër zyrtarëve amerikanë.

E kur nuk pati natyrisht asnjë fryt, e nuk kishte si të kishte kjo tentativë, nisën sulmin ndaj Amerikës në Tiranë.

Prej kohësh ky sulm ka nisur online, në faqet e rrjeteve sociale, ku përdoret e njëjta gjuhë siç ky grupim shan e bërtet ndaj atyre që doktori i konsideron si kundërshtarë. E sot zbriti në rrugë para ambasadës, me shpresë se do të tërheqë zyrtarët amerikanë në këtë përlasje, që duhet thënë nuk se ja kanë varur shumë këtij aksioni antiamerikan të Berishës.

Sot, doktori ka pasur fat, ambasadorja Yuri Kim, ka bërë publike në faqen e ambasadës së SHBA, logon e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Një mesazh i fuqishëm politik, ku është përcjellë zyrtarisht vullneti i qeverisë amerikane që marrëdhëniet diplomatike “mes këtyre dy vendeve të mëdhenj” të vijojnë edhe 100 vjet, siç është dhe urimi tradicional shqiptar.

Natyrisht në rrjet, ka vijuar “përroi psiqik” i militantëve që sulmojnë ambasadën, sipas një logjike tashmë të njohur.

E kush i bën analizë këtij grupi sharësish, e me gjasë e kanë bërë, shikon qartë njerëzit afër Sali Berishës, Ilir Metës, madje edhe Fatmir Mediut, përkatësisht partisë së tij.

Po përse Berisha e Meta po e çojnë “popullin e 2 Marsit” përpara ambasadës përpara zgjedhjeve të 6 Marsit?

Sepse “Shtëpia e Lirisë” duket se nuk e ka as me Edi Ramën e as me Lulzim Bashën, natyrisht e ka me ta, por i konsideron si pjesë të Amerikës. Siç e thotë Fatos Lubonja çdo ditë. E kanë me Amerikën, e për këtë po gjejnë nëpër internet edhe “kauza” antiamerikane. Meta e quan “sovranizëm”, term që doli për herë të parë në 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi.

Betejën me Amerikën, duan ta bëjnë në pozitat e forcës, për të treguar se “kur i biem SHBA”, Rama e Basha janë thërrime.

Si parim nuk se është keq, por kur i hyn diskutimit në realitet, kemi të bëjmë me një betejë që nuk ka lidhje as me dilemën e as me Hamletin. Është “mo ta mo” donkishoteske.

Por këtu duhet të ndahet se kush është Don Kishoti e kush Sanço Panço. Jo fizikisht, se këtë analizë e bën publiku në dy sekonda…

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In