• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Braho: Meta-Berisha shkuan drejt “Aleancës së qelbësirave politike”, halli i mblodhi bashkë në “kotecin e lirisë”

02/02/2022
in Aktualitet
A A
Spartak Braho: Meta-Berisha shkuan drejt “Aleancës së qelbësirave politike”, halli i mblodhi bashkë në “kotecin e lirisë”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit duket se do t’i gjejnëbashkë presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dje Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndoka kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një marrëveshje për të formuar një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Por për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, ky koalicion nuk është gjë tjetër veçse një aleancë e qelbësirave politike, referuar binomit Meta-Berisha.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-deputeti Braho deklaroi dje se ish-lideri demokrat dhe kreu i shtetit ndodhen në një moment delikat, ndërsa shtoi se halli i ka bërë bashkë në kotecin e lirisë. Sipas zotit Braho, aleanca Berisha-Meta ka qenë një ngjarje e paralajmëruar prej tij. “Këtë aleancë në formën e një koalicioni zgjedhor së fundmi të Berishës dhe Metës, unë kam kohë që e kam parashikuar.

Ajo ka rrënjë të thella dhe të largëta, shumë larg në vite dhe në mënyrën figurative e ka fillesën tek ai toponim që do ta quaja “Çarku i Poliçanit”. E thënë tamam si nga Skrapari kjo është me një qind për qind “Aleanca e Qelbësirave politike”.

Ata janë bashkuar nga halli dhe janë mbledhur në hapësirën që kundërmon te një dhomë e kuzhinë e bodrumit berishist që ai si neologjist i shpifur e etiketon dhe e quan “shtëpia e lirisë”, kur ky kotec politik ka strehuar veçse asgjë më shumë e as me pak një tufë të droguarish me prirje nacional socialiste, të sapo damkosur keqazi dhe pa asnjë të ardhme politike, tërësisht të diskredituar”, deklaroi ai.

Braho: Berishën dhe Metën i lidhin pazaret

Por aleancën Basha-Meta, ish-deputeti Spartak Braho e ka komentuar edhe pak ditë më parë. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-deputeti Braho theksoi se Ilir Meta bëri një pabesi kur bëri koalicion me Sali Berishën, ndërsa shtoi se ky akt shërbeu dhe madje e detyroi atë që të ndahej nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Kemi qenë miq politik me Metën, ishim kundër mënyrës se si qeveriste Nano, u gjykua të vihet emri LSI, në momentin se iu mbush mendja se mund të hante në çanakun e Berishës u ndamë. Ata të dy nuk i bashkon vetëm çanaku, por edhe gjëra të tjera që nuk është koha t’i themi tani, se do të konsiderohej edhe një lloj pabesie shoqërore.

Është turp për Ilir Metën të jetë aleat me Berishën, e para është turp krahinor, është me origjinë që nga një vend që me Sali Berishën nuk mund të bëhesh, pale vete e dekoron disa kriminelë të luftës, e iu jep dekorata. Por duroni edhe 5 ditë, se merr fund historia. Jam i bindur se kam qenë anëtar i komisionit hetimor, kam votuar pro shkarkimit”, u shpreh ai.

Më tej Braho theksoi se qarqet diplomatike i kanë vënë vizën Metës. “Ilir Meta ka kohë që nuk është më president formalisht. Do të shohim edhe çudira të tjera nga Ilir Meta deri sa të lërë titullin president. Meta nuk besohet se do të shkarkohet par afatit. Fakti që Erdogan nuk e priti, nuk e takoi nuk pritet nga homolog. Ngjarje diplomatike shumë e rëndë.

Qarqet diplomatike i kanë vënë vizën (Metës). Një shtet i madh siç është Turqia, që të vërë vizën ku shtet, tregon që një pozicion të rëndë të tij institucional”, nënvizoi Meta.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In