• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

TABELA: “Diktatorët” e federatave, Armand Duka i dyti në Europë

28/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Përplasja Broja-Reja, Armando Duka sulmon lojtarin: Nuk është lojtar i madh ai, duhet të mësojë të sillet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po t’i hedhim një sy jetëgjatësisë së pres identëve të federatave të futbollit, anëtare të UEFA-s, do të shohim se spikatin shumë pak të tillë, mes tyre edhe ai i Shqipërisë, Armand Duka, që e mban këtë pozicion prej 20 vitesh, gjithsej pesë mandate, duke ia kaluar edhe Dukës së Kembrixhit.

Rekordin për jetëgjatësinë në këtë post drejtues e mban presidenti i Federatës së San Marinos, Xhorxho Kreshentini, që është në krye të saj që prej vitit 1985.

Ndërkohë, pas tij renditet direkt Armand Duka që është zgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që prej vitit 2002, kur zëvendësoi Miço Papadhopullin i cili qëndroi shtatë vite në krye të institucionit të futbollit.

Tashmë, i zgjedhur dhe fitues pas pesë betejash, Armand Duka më 2 mars 2022 do të kërkojë mandatin e gjashtë në drejtimin e FSHF-së.

Ndërsa pas Dukës vijojnë dy homologët e tij, ai i fqinjëve të Malit të Zi dhe ai i Luksemburgut që janë zgjedhur në vitin 2004.

Më pas vjen një tjetër dukë, këtë radhë ai i Kembrixhit, Princi Uilliam, që ka një titull honorifik dhe është në krye të “Football Association”, që prej vitit 2006, edhe pse sistemi i federatës në Angli është që në drejtimin kryesor është një “chairman”, konkretisht Petër MekKormik.

Përpara vitit 2010 janë edhe dy homologë të tjerë në krye të federatave të futbollit, përkatësisht ai i Estonisë, Aivar Pohlak, që është zgjedhur që prej vitit 2007 dhe vazhdon edhe sot, po ashtu edhe ai i shtetit të Azerbajxhanit, Rovnag Abdullajev, nga viti 2008.

Pjesa tjetër e drejtuesve të federatave të futbollit në Europë, shumica prej tyre, janë zgjedhur në vitet e fundit, si Gravina i Italisë (2018), i Spanjës Luis Rubiales (2018) apo i Kroacisë, Belgjikës, Greqisë që janë zgjedhur vitin e kaluar.

Agim Ademi i Kosovës (2018) dhe Muamed Sejdini i Maqedonisë së Veriut në vitin 2019. Aktualisht e vetmja federatë futbolli që nuk ka një president është ajo e Gjermanisë, ku përkohësisht drejton Rajner Kosh, pas largimit të Fritz Keler në maj 2021.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In