• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Më fal ndoj send, Zotni… dhe profili i PD-së për nesër!

26/01/2022
in Blog
A A
Më fal ndoj send, Zotni… dhe profili i PD-së për nesër!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është dikush që i vjen pas ose i shkon në derë dikujt, një lypsar dhe i kërkon ‘nji send…’. Nuk e di pse kjo skenë mu montua në mes të Durrësit, aty ku kurrë nuk ka qenë Migjeni.

‘Kur mëngjesi përtërihet nëpër rrugat e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatrrohen nëpër kambët e njerzvet, hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhe – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren, refren i bukur i qytetit tem: “Zotni, zotni, të lutëm, zotni, ma fal ndoj send!“, shkruante poeti në Pukë.

Para nesh në Durrës:

Që nga sheshi i qytetit është përhapur një lajm i politikës, teksa po bëhen gati zgjedhjet lokale të 6 marsit. Lajmi thotë se njëra nga dy PD-të ka nisur të ndalë në rrugë disa çirakë të saj politik e t’u kërkojë ‘ma fal ndoj send’. Kjo, njëra nga PD-të, është pjesa më e egër, pjesa më e pushtetshme, pjesa më militare dhe e frikshme…, ndërsa ‘çirakët politik’ të saj janë partitë e vogla që herë i rrahu, herë i ushqeu, herë i la jashtë portës në akull. Para këtyre ‘qenushëve’, tani njëra nga partitë Demokratike po kërkon sendin që i duhet për mbijetesë.

Sendi është veç një vulë…, ose një sigël.

Partia është krijuar në stadium para një muaji, por nuk ka ende emër, herë e quajnë ‘Foltore’, herë ‘Rithemelim’. Ajo po shkon në zgjedhje…, por si? Të lëshohet fushës me blegërima delesh e me ‘simfoni sfurqesh’?- siç kanë shkruar disa letrarë pro ‘Foltore’?.., kjo nuk po funksionon. Duhet sigla, sigël as vulë nuk ka. Rithemelimi po troket në derën e partive të vogla që u kishte mbetur vetëm pakogjë: ‘Ma fal noj send, zotni!’.

Zotnia po u shtrin dorën.

A do të pranojnë partitë ‘çirake’ që të japin sendin? Lajmet nga Durrësi dhe nga Lushnja (të paktën) thonë se çirakët kanë mbyllur dyert. As PR, as PDK, as PDIU, as PAA…, asnjë nga bashkimet e shkronjave të alfabetit latin, nuk jep sigël dhe vulë për ‘zotninë’.

PR, më e afërta e shefit të Foltores Berisha, tash kërkon haraç. Kryetari i PR ndodhet në prag të burgut për shkak të tragjedisë së Gërdecit ku vdiqën 27 vetë; biznesi ishte i familjes Berisha, por barra i mbeti ministrit. ‘Eja këtu, zotni, ose sill djalin në burg që të dal e të marrësh vulën”, i thotë kryetari i partisë së vogël familjes Berisha….

As PAA tani nuk e bën këtë; kunati i PAA dergjet në spitalin e burgut dhe shpirti i tij po u thërret kunetërve: ‘Larg tij bre vëllezër!’. Më i madhi i tyre ndodhet në sikletet e një korrupsioni që nuk e shpëton dot ‘zotnia i shkuar’. Atëherë pse t’i japë vulën atij?.

As partia e çamëve ‘nuk pè do, bre ‘lla!’,- kishin për të thënë kosovarët; në kohën e tij Berisha i la me ‘barkun thatë’ dhe pasuroi rrethin e vet. Tash ça të bëjnë çamët, atë shkojnë edhe në Pukë?

Partia e Demokristianëve po lufton ‘mes vedi’ me Jozefinën, partia nuk po e vë re ‘zotninë’…

A në Pukë, a në ferr?

Nëse dikush nga të gjitha partitë që formohen me germat latine, i jep sigël ose vulë ‘Foltores’, atëherë kjo parti shkon në ferr për vete. Tash është e qartë si dielli. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se me ‘asnjë parti të lidhur me Berishën nuk ka punë”, dmth nuk ka fjalë as marrëdhënie; domethënë secila parti që i afrohet Foltores do të quhet një parti ‘e rrezikshme dhe minuese’. Këta ‘lypsarët’ e djeshëm nuk kanë gjë tjetër veç siglës e vulës, por kanë aq mend sa të mos shkojnë në ferr bashkë me Foltoren.

Zotnia tash asht vetë lypsi.

Tash zotnillëku është kthyer së prapthi. Këtë nuk e kishte menduar Migjeni në Pukë. Zotnia i djeshëm është bërë lypsar dhe po vjen rrugëve të qytetit ku ‘rrezet e diellit i ngatërrohen nëpër këmbë’. ‘Ma fal noj vulë, zotni!’, i kërkon atij që dje ishte lypsi…

A ka mbet kund zotnillëku?

Por as tjetra, domethënë e dyta nga ‘dy PD-të’, nuk është më ‘një Zotni’. Kësaj here PD e Bashës po shkon në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë e mbetura në vakancë; por po shkon duke u lazdruar se ‘ja ku jemi, po shkojmë’. Herën e kaluar nuk shkuan fare; dhe tani ‘hijen’ e quajnë fitore. PD e Bashës tani është si në çastin kur “hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhè – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren…”, shkruan Migjeni.

A do të ketë ‘nesër’?

Nesër PD e Bashkës do të ndodhet para një rreziku më të madh se ‘si hije’ sot. Paska ligjësi të çuditshme jeta! Ndërsa PD e Foltores po troket dyerve të ‘çirakëve’ për një vulë, PD e Bashkës mban mbi shpatulla ‘vulat’ e rënda të qeverisjes kur ishin bashkë ‘një e vetme PD’. Nuk po shikoj ndonjë ‘hije’ barre se si po tenton t’i lëshojë zoti Basha. Gjysma tjetër, PD- Basha, nuk po e denoncon qeverisjen e ‘luftës civile’, as të ‘grushtit të shtetit’, as të ‘korrupsionit të madh’, as të ‘minimit të shtetit’… PD provoi tre dekada se ishte një shtrembërim i vullnetit të kombit.

Basha nuk po jep as dëshminë e aktit të përbashkët të vrasjes shtetërore në oborrin e qeverisë në 21 Janar… PD e Bashës po mundohet me na e gërdit Atdheun dhe Demokracinë; dhe kjo, me siguri, nesër do ta kthejë në ‘një Zotni’ rruge duke trokitur aty- këtu me ‘refrenin ma fal noj send, Zotni’.

Unë po e shikoj vizatimin e këtij profili…, zot mos e afro më shpejt.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In