• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën! Krimi Ekonomik zbulon aferat e kreut të FSHF: Shpërdorim detyre e abuzime me fondet e federatës

25/01/2022
in Aktualitet
A A
Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën! Krimi Ekonomik zbulon aferat e kreut të FSHF: Shpërdorim detyre e abuzime me fondet e federatës
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Dy ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës që paralajmëroi një padi, por ka qenë Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit, i cili ka dorëzuar një dosje voluminoze në prokurori kundër kreut të FSHF.

Sipas burimeve, polica ka ngritur dy akuza: “Shpërdorimi i Detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdorur detyrën”. Policia ka zbuluar se si FSHF ka ndihmuar financiarisht ekipin e Tiranës në mënyrë të paligjshme. Përmbarimi i ka bllokuar FSHF-së llogaritë bankare për shkak të borxheve, por kjo nuk e ka ndalur transferimin e fondeve te ekipi i Tiranës.

Kjo ka bërë që Krimi Ekonomik të vihet në lëvizje. Hetuesit kanë zbuluar se FSHF përmes Dukës dhe sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i kanë transferuar një shtetasi anglez 30 mijë euro, të cilat kanë qenë detyrime që ndaj tij i kishte Ekipi i Tiranës. Nga ana tjetër rezulton se klubi “Tirana”, përveç borxheve ndaj të tretëve, i është debitore edhe Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, në vlerën e 108 milion lekëve.

Pra, ekipi ka shmangur Tatimet duke futur në lojë FSHF, që lan borxhet e saj te të tretët. Klubi i kishte llogaritë e bllokuara. Por FSHF shmangte rrugën zyrtare të kalimit të parave duke përdorur llogari të individëve, dhe në këtë mënyrë bëhej e pamundur edhe marrja e parave që Tirana i kishte Tatimeve. Sipas burimeve, një vepër e tillë penale dënohet deri në 10 vite burg.

Padia e bashkisë

Dy ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Sipas burimeve, agjentët e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të pista në sport, me dijeni e mbështetje të Armand Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materiali procedural për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot. më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë. Burime të Prokurorisë së Tiranës, konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin.

Sipas të dhënave nga bashkia, një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor!

Burime të Bashkisë së Tiranës, pohojnë se kanë përfshirë dhe konsulentë të huaj të medias për të ndërkombëtarizuar shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve, por janë devijuar për zyrat e reja të Dukës.

Share225Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In