• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës “qetësojnë” Armando Dukën: Nuk është nën hetim nga ne, për asgjë

24/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
SPAK dhe Prokuroria e Tiranës “qetësojnë” Armando Dukën: Nuk është nën hetim nga ne, për asgjë

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, Komentatori, Dritan Shakohoxha, ne eventin e organizuar per premieren e filmit te James Bond, 007 “No time to die” (Nuk ka kohe per te vdekur), ne Kinema Millenium. Ky film pati premieren e tij boterore ne Londer, 18 muaj me vone nga sa ishte planifikuar sepse u vonua nga pandemia. /r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, Commentator, Dritan Shakohoxha at the event organized for the premiere of the film to James Bond, 007 "No time to die", at the Millennium Cinema. The film had its world premiere in London, 18 months later than planned because it was delayed by the pandemic.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Vladimir Karaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dëgjohet në një regjistrim audio të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të kërcënojë me ndjekje penale përfaqësues të FSHF-së, ndërsa kërkon nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana të firmosin në fund të takimit deklarata noteriale, për të mbështetur kandidatin e tij në garë për drejtues të kësaj shoqate.

“Është noteri në fund të sallës? Po. Dy noterë dhe do firmosim. Çdo gjë që është firmosur deri tani, nuk vlen. Hyn në fuqi sot, kemi noterin aty, çdo gjë tjetër që ata mund ta kenë marrë firmën, nuk vlen. Dhe votat tona janë këtu sot. Ne nesër votojmë vetëm kryetarin, që është Ed Prodani”, dëgjohet Veliaj të deklaroi në audio përgjimin e publikuar nga FSHF.

Gara për drejtuesit e shoqatave rajonale të futbollit është kthyer në një përballje të ashpër, pasi këto shoqata do të votojnë në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së. Në garë për këtë të fundit është presidenti aktual Armando Duka, që kërkon një mandat të gjashtë, ndërsa Veliaj siç del në audio mbështet komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha.

Në një deklaratë për mediat, FSHF tha se një pjesë e anëtarëve të shoqatës janë mësues të edukimit fizik dhe se ata po detyroheshin të mbështesnin kandidatin për kryetar të FSHF-së e Veliajt.

“Mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës i është bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë”, deklaroi FSHF.

Në një deklaratë për mediat pas publikimit të audio përgjimit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj konfirmoi autenticitetin dhe thkesoi se i qëndronte përmbajtjes së saj.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit”, tha Veliaj, i cili në audio-përgjim dëgjohet të flasë për “bole hekuri” dhe fton pjesëmarrësit të “pshurrin” shtëpinë e kundërshtarit.

Veliaj e cilësoi takimin si një “bisedë djemsh” dhe kërkoi të mos nxirrej nga konteksti.

Regjistrimi u bë publik të martën nga FSHF pak orë para mbledhjes së Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, e cila do të zgjedhë drejtuesin e ri të kësaj shoqate.

Në audio Veliaj këmbëngul të diktojë axhendën e mbledhjes, ndërsa të pranishmëve u prezantohet një deklaratë noteriale që duhet të nënshkruajnë në fund të saj. Deklarata nuk lexohet e plotë gjatë takimit, por përfaqësuesve u thuhet se ajo zhvlerësonte çfarëdo që ata kishin firmosur më parë dhe përcaktonte axhendën e takimit të së hënës.

I pyetur nga BIRN ish drejtuesi i klubit Partizani, Eduard Prodani – i cili siç del nga audio mbështetet në garën për kreun e shoqatës nga Veliaj, tha se nuk do ta komentonte gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku.

“Ishin miq që më mbështesin mua për të fituar këtë pozicion, që inshallah e fitoj,” tha Prodani.

“Nuk më takon mua të komentoj gjuhën, pyesni atë”, shtoi ai në një bisedë telefonike

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të politikës sfidojnë mbretërimin e Armando Dukës në futbollin e vendit. Një përplasje e ngjashme u regjistrua në vitin 2005 me atëherë ish-ministrin e Sporteve, Bujar Leskaj. Duka i mbijetoi presionit në atë kohë falë mbështetjes nga organizatat ndërkombëtare të futbollit – FIFA dhe UEFA, të cilat e kundërshtojnë ndikimin politik në drejtimin e federatave kombëtare.

Por Veliaj dëgjohet të deklarojë në audio përgjim se nuk tundej në vendosmërinë e tij nga dy organizmat ndërkombëtare të futbollit.

“Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë”, shprehet Veliaj, duke iu referuar përpjekjes së tij për kontroll në FSHF, të cilën e përshkruan si një “ishull” jashtë kontrollit.

Në të njëjtin audio-përgjim kryebashkiaku akuzon përfaqësuesit e futbollit të kryeqytetit se kanë shitur dinjitetin, se ishin trajtuar si dele dhe se ai po i organizonte në mënyrë që të merrnin fatet e tyre në dorë.

“Ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona. Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë. Jeni dakord?” pyet Veliaj, duke iu referuar marrjes së kontrollit të organizatës së futbollit.

Kryebashkiaku në të njëjtën kohë lëshon akuza për vjedhje të fondeve të futbollit nga drejtuesit aktualë të FSHF-së dhe këmbëngul se tashmë çështja ishte në hetim ndërkombëtarë duke përmendur FBI dhe DEA-n amerikane si hetuese. “Ata mendonin që ishin të pavdekshëm. Ata mendonin që nuk kishte FBI, që nuk kishte DEA, që nuk merrej njeri me kontrollin, nuk merrej njeri me shitjet e ndeshjes, që nuk merrej njeri me kartonat që trafikoheshin”, dëgjohet Veliaj.

Po ashtu Veliaj kërcënon përfaqësuesit e FSHF-së se do ndiqen penalisht për ankimet në FIFA e UEFA.

“Me u çu fjalë të gjithë atyre të Federatës mos çojnë më letra me budalliqe se do mbajnë përgjegjësi penale”, thotë Veliaj ndër të tjera.

FSHF akuzoi Veliaj se po përdorte SPAK dhe prokurorinë ndaj tyre. Por i pyetur nga BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj mohuan që institucionet e tyre të ishin përfshirë në këtë përplasje.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

Njësoj Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjitruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” përfundoi ajo.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In