• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta strehohet në Korçë nga frika e “21 Janarit”! Rama e akuzon se po tallet me qytetarët me dhëniet e dekoratave

22/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Shkronja “K” përmbi ballë”: Ilir Meta reciton vjershë me krahë hapur si në festën e Abetares (Video)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta iu janë rikthyer përplasjeve mes njëri-tjetrit. Dje u shënuan plot 11 vite nga protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër qytetarët. Ky tubim u organizua asokohe nga Partia Socialiste, për shkak të skandaleve të qeverisë “Berisha 2” dhe një video që tregonte përfshirjen e Ilir Metës në korrupsion.

Mirëpo ky i fundit ka zgjedhur që të “arratiset” dje nga Tirana për t’u strehuar në qytetin e Korçës dhe për të shmangur ceremoninë e “21 Janarit” që tashmë kujtohet çdo vit nga socialistët dhe komentohet gjerësisht në mediat vizive dhe të shkruara.

Meta shkoi dje në Korçë me pretekstin se do të vlerësonte me dekorata disa artistë korçarë. Pas këtij aktiviteti, kreu i shtetit doli para mediave, ndërsa nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”. 11 vite nga vdekja e 4 protestuesve të pafajshëm, Meta nuk gjeti asnjë fjalë ngushëlluese për familjarët e viktimave, teksa u shpreh sot, pra dje, sipas tij, është koha për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën. “Jemi pikërisht në një ditë të tillë sipas kalendarit dhe jemi për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën”, deklaroi Meta.

Rama akuzon Metën për dekoratat

Por shmangien që Ilir Meta i bëri dje nga Korça pyetjeve për “21 Janarin”, e komentoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili madje ngriti pyetjen se për çfarë të përgjigjet presidenti? Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të tij në “Facebook”, kryeministri Rama theksoi se Meta nuk ka se ç’bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë “tallje” për ata që shkojnë dhe i marrin.

“Si prisni të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë të bëjë përveç se të shpërndajë dekorata? Dekorata pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, pa asnjë përmbajtje, që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë e i marrin dekoratat e Ilir Metës sepse janë realisht bosh në përmbajtje, bosh në kuptim, bosh në vlerë”, deklaroi ai.

Më tej komentuesit i kërkuan llogari kryeministrit Rama se përse e zgjodhi Ilir Metën si president. Mirëpo shefi i qeverisë u përgjigj Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij dhe jo me votat e PS. “Ne nuk kishim votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, nuk i kishim, se po të kishim votat sigurisht nuk do të zgjidhnim Ilir Metën, por nuk i kishim votat. Dhe mes një të keqeje si ajo e zgjedhjes së Ilir Metës dhe një të keqeje tjetër shumë më të madhe si ajo e rifutjes së vendit në një proces kaotik, nga e para, ne zgjodhëm të keqen më të vogël”, nënvizoi Rama.

Presidenca i përgjigjet Ramës

Megjithatë menjëherë pas deklaratës së kryeministri Rama, ka reaguar dje edhe presidenca. Përmes një statusi në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi e cilëson Ramën një piktor të dështuar i cili sipas tij, ka mllef dhe inat me Korçën e vlerave. “Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera?

Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera? Kush ka më shumë vlerë? Zhgaravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar antivlerë mund të ketë! Fale o Zot”, shkruan Blushi.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In