• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhjet vendore kurth? Basha: Nuk do i shmangemi betejës, Berisha zero mbështetje në Kryesi, Këshill e Kuvend Kombëtar

20/01/2022
in Aktualitet
A A
Zgjedhjet vendore kurth? Basha: Nuk do i shmangemi betejës, Berisha zero mbështetje në Kryesi, Këshill e Kuvend Kombëtar
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha, e ka bërë të qartë se demokratët do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore. Lëvizja e presidentit për zgjedhjet e pjesshme është cilësuar si kurth ndaj Bashës, por për kreun demokrat, Partia Demokratike nuk do t’i shmanget asnjë beteje. Këtë ai e ka bërë të ditur në një intervistë televizive.

“Partia Demokratike nuk do t’i ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.

Kjo që po ndodh nuk është thjeshtë një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thosha kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm, por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthejë në një vend normal Europian demokratik”, tha ai.

Ndër të tjera, Basha tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndikim në parti dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, te Kryesia, as te demokratët. Sipas tij, kjo ishte rruga që vet ish-kryeministrit zgjodhi të ndiqte. “Sali Berisha nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas.

Kjo mund të jetë e dhimbshme për Sali Berishën, por ishte rruga që ai vetë zgjodhi kur i doli fjala demokratëve dhe bëri të kundërtën e asaj që premtoi. U përpoq ta merrte PD dhe ta përdorte si bunker pasi u shpall “non grata”, kur premtoi në fakt se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe demokratët në betejën që vendosi të zhvillonte kundër SHBA-ve, pasi u shpall “non grata” dhe këto janë pasojat”, tha ai.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh, se Sali Berisha nxjerr vullnetarë për aksionet kundër tij. Basha shtoi, se shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që sipas tij, u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In