• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Maks Haxhia: Reforma në drejtësi ka dështuar, harta e re gjyqësore atentat ndaj sistemit dhe qytetarëve, korrupsioni lulëzon në gjykata

15/01/2022
in Aktualitet
A A
Maks Haxhia: Reforma në drejtësi ka dështuar, harta e re gjyqësore atentat ndaj sistemit dhe qytetarëve, korrupsioni lulëzon në gjykata
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të reformës në drejtësi dhe iniciativës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Teksa ishte i pranishëm në qytetin e Vlorës, ku u mbajt një tryezë e përbashkët mes dhomës së avokatisë së qytetit, KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe përfaqësuesve nga Gjykata dhe Prokuroria, avokat Haxhia shprehu bindjen se reforma në drejtësi ka dështuar.

Ai theksoi se harta e re gjyqësore është një atentat ndaj sistemit dhe qytetarëve. Sipas tij, korrupsioni lulëzon në gjykata sidomos në ato të Apelit.

“Reforma në drejtësi ishte e pastudiuar, dështoi. Nuk mund të bëhet reformë tjetër (hartë gjyqësore) për të zgjidhur kolapsin e të parës. Praktika ka dështuar. Gjykata e apelit ishte dështim, korrupsioni ka nisur në atë gjykatë. Apeli ka ende çështje të 2015 pa zgjidhur.

Shqipëria nuk është Tirana, nuk mund të ketë gjykatë vetëm në Tiranë. Po masakroni drejtësinë. Mos gënjeni, duhen të paktën 4 gjykata apeli, 4 gjykata administrative, se e dini çfarë do të ndodhë, Kuvendi mbulon çështjet e qytetarëve. Një gjyqtar duhet të ketë 10 këshilltar, adoptojini në sistem, ju si qeverisje e gjyqësorit duhet të ndërhyni për të ecur drejtësia.

Nuk folët për aksesin në drejtësi, që është një kriter që nuk ta pranon as Gjykata e Strasburgut, nuk mund të zgjidhet kjo me mjete që e shkatërrojnë. Nuk është jeta vetëm në Tiranë, t’iu japim qyteteve jetë, ju kaluat direkt në një gjykatë apeli”, deklaroi ai. Ndërkohë avokat Haxhia u shpreh i shqetësuar për faktin se drejtësinë po e bëjnë njerëz që se kanë kaluar vetingun.

“Unë kam shpresën që me ndikimin tonë, mirë është që të mos kalohet në ekstrem. Ti koordinojmë pak gjërat, të ruajmë balancat dhe të mos dëmtojmë komunitetet.

Asnjë i shkarkuar nuk është bërë për arsye personale, janë shkarkuar me 100 standarde, se kanë qenë emigrantë dhe se nuk justifikojnë dot shtëpitë. Ju po nxirrni problematikën e Vetingut, ata e shohin dhe në aspektin personal, duan që ta zgjasin, sepse marrin lekët e veta. Po vendosin njerëz që as vetë nuk e kanë kaluar Vetingun”, nënvizoi Haxhia.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In