• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse Meta po njeh 30 qershorin?

14/01/2022
in Blog
A A
Pse Meta po njeh 30 qershorin?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka vendosur të përfshihet dhe institucionalisht në konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike në krah të Sali Berishës. Njeriu që prodhoi një datë të paligjshme për zgjedhjet lokale më 2019, duke i shtyrë ato në mënyrë antikushtetuese dhe njeriu që prej një viti pasi Komisioni i Venecias i ka dhënë legjitimitet të plotë zgjedhjeve të 30 qershorit, vendim që u përsërit nga Gjykata Kushtetuese, nuk pranon të dekretojë zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, sot papritur u shfaq duke reflektuar për këtë kërkesë, duke lënë të kuptojë se do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki.

Vendimi, i cili në fakt do të mbyllë një anomali shqiptare prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, në të vërtetë nuk bëhet as si reflektim i tij për legjitimitetin e zgjedhjeve, as si detyrim kushtetues i tij, por si detyrë politike ndaj Sali Berishës.

Duke qenë se kriza institucionale brenda PD, praktikisht e ka nxjerrë Sali Berishën jashtë PD, e vetmja mënyrë që ka Berisha dhe Meta të kërcënojnë Bashën dhe të kenë një mundësi të mbajnë në këmbë foltoren e tyre, është të jetë fushatë zgjedhjesh.

Gjashtë qytetet kryesore pa kryetarë bashkie janë në fakt dhe 6 qytete përfaqësuese ku Berisha me Metën shpresojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, për ta pasur si argument se ai duhet t’u gjunjëzohet atyre.

Lulzim Basha ka të drejtën e caktimit të kandidatëve në emër të Partisë Demokratike, ndërsa Berisha nuk do të pranojë të rregjistrojë një parti të re para zgjedhjeve.

Në këto kushte, ai do të planifikojë të nxjerrë kandidatë të pavarur të mbështetur prej tij dhe Metës, ose akoma më ekstrem, mund të mbështesë kandidatët e LSI.

Në të dy rastet objektivi nuk është fitorja, por dëmtimi i PD dhe Lulzim Bashës.

Ky është i vetmi motiv që e detyron Ilir Metën të dekretojë zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat deri dje ishte betuar se nuk do t’i dekretonte kurrë.

Edhe me këtë gjest Meta po dëshmon se në gjithë detyrën e tij si president, ai është udhëhequr vetëm nga interesi politik dhe përdorimi politik i atij posti.

Ai nuk ka pranuar asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese kundër tij dhe në disa raste ka injoruar detyrimin për zbatimin e ligjit.

Vetëm se në këtë rast ka një interes të përbashkët me Sali Berishën, ai po vihet në lëvizje. Dhe për ta bërë më të qartë se tani është kryetar “de facto” i opozitës, publikon dhe mesazhe me njerëzit e PD që aspirojnë të jenë kryetarë, të cilët nuk i raportojnë më Berishës, por Metës, duke dëshmuar se trazirat kishin dy komandantë.

Dhe tani po shpall zgjedhje jo se e ka detyrë kushtetuese, por se e ndjen detyrim ndaj pozicionit poshtërues që ka Berisha pas flakjes në rrugë nga Lulzim Basha.

Share198Tweet124

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In