• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kush i mban mend komerdaret e makinave që argëtonin fëmijët por edhe të rriturit…?! (Foto)

02/01/2022
in Nostalgji
A A
Kush i mban mend komerdaret e makinave që argëtonin fëmijët por edhe të rriturit…?! (Foto)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koha e plazhit, pra vera, ishte një nga më të bukurat e argëtueset në kohën e komunizmit. Shkruajmë këto rreshta sidomos për ata që kanë lindur pas vitit 1990 dhe shumë gjëra u duken të pabesueshme. Shiroka, ku sot nuk shkodet aq shumë për plazh por për një drekë të këndshme me bazë krapin, dikur ishte plazhi më i frekuentuar për qytetarët shkodranë.

Ata që janë të rritur, kujtojnë rrugëtimin me biçikleta, me pompë me vete për çdo të papritur. Mbahen mend edhe vend takimet tek plepat në qendër (ku më së shumti ishte kampi i pionerëve) por edhe “rrasa e parë”, e dytë, e tretë.

Në bregtë liqenit, biçikletat liheshin në hije ose futeshin rrotat në ujë sepse përndryshe “skopjonin” ishte termi që përdorej më gjërësisht për shpuarjen e komerdareve. Në liqen mund të futeshe deri në një distancë të caktuar, e cila shënohej e dukej qartë, “deri tek fuqia”.

Po ta kaloje, përfundoje në Degën e Brendshme ku të shihej biografia, merreshe në pyetje për të mësuar nëse ishte thjesht gabim, ishte amator noti apo po “testoje” kalimin nga ana malazeze e Liqenit të Shkodrës. Policia “ishte në këmbë”, që nga Ura e Bunës (e vjetra, ku kërkohej letërnjoftimi).

Një plazh tjetër, më me vështirësi i arritshëm, ishte Velipoja. Jo çdokush mund ta frekuentonte dhe jo çdokush mund të siguronte një kabinë për të kaluar 15- ditëshin. Në liqen apo në det, argëtimet ishin të pakta. Ndonjë radio “Iliria” që dëgjohej Radioposta e Radio Tiranës.

Më “trimat”, me zë të ulët, me shokë të besuar apo pa praninë e policëve e “fuksave”, dëgjonin “Pozdravi” nga kanalet jugosllave. Kishte nga ata që luanin me letra, më shumë domino e më pak shah. Për fëmijët por edhe mjaft të rritur, argëtim ishte komerdarja, një si tip salvagjente e kohëve të sotme.

Merrej nga makinat e kohës, atë që shoferët nxirnin jashtë përdorimit për shkak të pullave të shumta apo edhe “djegies” së gomës siç thuhej. Qindra, ndoshta mijëra vetë, i kanë përdorur për tu argëtuar në ujë apo edhe për të mësuar notin. Madje, në jo pak raste janë përdorur edhe për tu arratisur, siç thuhej në atë kohë, veprim që konsiderohej “tradhti ndaj atdheut”.

Në rast se kapeshe, përfundoje në burg, ndërsa ushtarët e kufirit të qëllonin nëse të shihnin në ujë. Dhe për këtë, dekoroheshin apo merrin leje shpërblyese e “medalje trimërie”.

Zakonisht, dreka merrej me vete. Kryesisht ishte bukë me djathë, shoqëruar me perimet e stinës si domate, kastraveca, speca. Ndonjëherë, merrej edhe ndonjë frut apo shalqi. Nuk mungonte as byreku i shtëpisë, petulla, vezë të ziera, bukë me burrofresko.

Të gjithë kujdeseshin të bënin “figurë sa më të mirë” për ushqimin dhe të gjithë strukeshin në një qoshe për të ngrënë vaktin e tyre. Rastiste që ti shijoje edhe ndonjë akullore, ndonjë aranxhatë të verdhë ose të kuqe, si imitim i Coca- Cola, por me një shije vertetë të mirë edhe sot, pasi kemi provuar pijen amerikane.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In