• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Euro zbriti në 2021 në nivelin më të ulët historik në vend, rekordi minimal historik ishte…

31/12/2021
in Aktualitet
A A
Është koha që Shqipëria të adoptojë euron si monedhë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2021, një euro u këmbye si mesatare vjetore me 122.44 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar nivelin më të ulët historik si mesatare vjetore, që nga viti 2002, kur monedha e përbashkët filloi të tregtohej fizikisht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”.

Deri tani, rekordi minimal historik ishte shënuar në vitin 2008, kur mesatarja vjetore ishte 122.8 lekë. Më pas, monedha e përbashkët nisi një trajektore rritëse, e ndikuar kryesosht nga niveli i lartë i transferimit të fitimeve të sipërmarrjeve të huaja, kryesisht të kompanive celulare, që rritën kërkesën për valutë. Në 2013-n u shënua dhe mesatarja më e lartë vjetore historike, prej 140.26 lekësh. Deri në vitin 2016, kursi ishte i qëndrueshëm mes 139-140 lekëve.

Duke filluar nga viti 2016, monedha e përbashkët shënoi rënie të shpejtë, duke zbritur në 123 lekë në 2019-n, me një nënçmim prej 12.3% nga rekordi i lartë i 2013-s. Në vitin pandemik 2020, euro u forcua lehë në 123.8 lekë, për herë të parë në 7 vjet, e ndikuar kryesisht nga mbiçmimi i fortë i saj në ditët e para të pandemisë, ku bllokimi i fluturimeve shkaktoi përkohësisht probleme me furnizimin e bankave me valutë.

Euro e nisi vitin 2021 në nivelin e 123.6 lekëve, që është dhe niveli më i lartë i shënuar këtë vit. Në verë, një periudhë ku tradicionalisht valutat zhvlerësohen për shkak të prurjeve sezonale nga emigrantët dhe turistët, monedha e përbashkët zbriti deri në 121.3 lekë. Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, euro iu afrua serish nivelit të 123 lekëve, e ndikuar nga kërkesa e lartë për valutë e kompanive shtetërore energjetike për blerje energjie nga importi. Ndërsa në dhjetor, euro filloi rënien që para nisjes së efekteve sezonale, duke zbritur më pas në 28 dhjetor në 120.36 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori 2007, kur euro zbriti për një ditë në nivelin më të ulët ditor të të gjitha kohërave, prej 120.18 lekë.

Arsyet e rënies së euros vitet e fundit

Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros e valutave të tjera varen nga dy faktorë, e para kërkesa dhe oferta për valutë dhe e dyta ecuria e valutave në tregjet ndërkombëtarë.

Teorikisht, ecuria e kërkesë ofertës reflektohet në treguesin e bilancit të pagesave që publikohet nga Banka e Shqipërisë, që mat hyrjet dhe daljet e valutës në vend. Shqipëria është historikisht me deficit, që nënkupton që më shumë valutë del nga vendi, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë për importe, sesa hyn, nga burime si prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga puna jashtë, turizmi etj.

Një përmirësim i deficitit të bilancit të pagesave duhet të çonte në mbiçmimin e monedhës vendase, pasi do të tregonte që në vend po hyn më shumë valutë.

Por, praktikisht ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2016 deri në 2020-n, deficiti i bilancit të pagesave është përkeqësuar (nga -813 milionë euro në -1.1 miliardë euro), por në të njëjtën kohë, monedha vendase u forcua me gati 10% ndaj euros. Aktorët e tregut pohojnë se oferta e euros është nxitur nga aktivitetet informale, me valutën që është kanalizuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kjo tendencë ka vijuar dhe në vitin 2021, ku ekspertët e kontaktuar gjatë vitit nga Monitor kanë pohuar shpesh se në treg ka një ofertë të lartë të valutës, ndërsa kërkesa për të është relativisht e dobët.

Fituesit dhe humbësit

Rënia e euros i bën importet më të lira, pasi rreth 70% e importeve bëhen në këtë valutë. Edhe individët që udhëtojnë jashtë për pushime apo arsye të tjera me të njëtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë. Positive është rënie e euros për të gjithë kredimarrësit që i kanë të ardhurat në lekë dhe paguajnë këstet mujore në vautë. Të ndikuar negativisht janë indiviët që paguhen në valutë. Më të humburit nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros në vend janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë në lekë të paktën 12% më pak për të njëjtën sasi të shitur në valutë sesa rreth një dekadë më pare, ndërsa e kanë pothuajse të pamundur që këtë humbje ta reflektojnë në çmim.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In