• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bilanci i Ramës për 2021: Nga listëpagesat, te incineratorët, Becchetti, deri te treshja Berisha-Meta-Basha

30/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bilanci i Ramës për 2021: Nga listëpagesat, te incineratorët, Becchetti, deri te treshja Berisha-Meta-Basha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u shfaq më i rezervuar se disa muaj më parë në lidhje me gatishmërinë për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike për emrin që do të pasojë Ilir Metën në Presidencën shqiptare.

Rezervat i argumentoi me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar, sot jo se nuk them po për bashkëpunimin, por duhet të sqarojnë më parë punën e kryetarit”, tha ai.

Në këtë sherr tha se nuk ka të preferuar dhe Bashën e barazoi me Ramën, si njëra anë e medaljes së marrëzisë, siç e quajti ai.

“Situata është sa e rëndë sa dhe qesharake , një situate groteske ku marrëzia dhe egërsi bashkohen bashkë dhe janë fatkeqësi e madhe por ne nuk kemi asnjë mundësi që ta ndryshojmë atë trajektore marrëzie dhe e vetmja gjë që na takon të bëjmë është të shkojmë te njerëzit përmes këshillimit kombëtar, i cili do të jetë një instrument më shumë”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi në vend të komentit në lidhje me deklaratën e Monika Kryemadhit, që foli për një rikthim të Ilir Metës vitin e ardhshëm në krye të LSI-së. “Unë nuk hyj në marrëdhëniet familjare të të tjerëve”, tha ai.

Në këtë dalje të fundvitit para gazetarëve, kreu i Qeverisë bëri një rezyme të punës së Qeverisë. Ai u ndal te skandali më i freskët i publikimit të listëpagesave të rreth 700 mijë qytetarëve. Këtu, përveç anës kriminale sheh edhe në anë pozitive.

“Jo çdo gjë e keqe vjen për keq. Sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe atyre që kanë pasur mundësi ta shohin atë pasqyrë dhe askush nuk do të mund të më thotë që po sulmojmë askënd. Është situatë e papranueshme e pagave në media.

Askush nuk na thotë dot që po sulmojmë mediat duke kërkuar që të gjitha kompanitë që japin paga fiktive të rregullojnë vetëdeklarimet”, tha ai.

Për këtë qëllim, Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni.

“Tatimet kanë përgatitur një letër dhe do ta nisin për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, që rezultojnë me mospërputhje flagrante me kapacitetet e tyre. Të vetërregullohen deri më 20 janar. Në rast të mosrregullimit do të ketë hetim të thelluar për evazion dhe nëse deklarimi i pasaktë dënohet me gjobë, evazioni dënohet me burg”, paralajmëroi ai.

Në lidhje me pandeminë, Rama mburri punën e bërë gjatë këtij viti, ndërsa sinjalizoi se viti i ri mund të nisë me ashpërsimin e kufizimeve nën kërcënimin e një vale të re nga Omicron.

“Duhet të përgatitemi për në valë të re për shkak të një varianti të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Ne nuk do të ngutemi vetëm se duhet ta dimë se nuk mundet dot ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe mbase disa masa do të duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e ekonomisë”, tha ai.

Duke u ndalur te energjia, Rama këmbëngul se kriza është reale dhe pasojat e saj po i ndjen edhe Shqipëria. Kryeministri foli për masat e marra dhe ambicien që brenda kësaj dekade, Shqipëria të shndërrohet në eksportuese neto energjie.

Lëvdoi reformën në drejtësi, por sulmoi gjyqtarët që s’e kanë kaluar ende vettingu-n se me vendime korruptive po pengojnë investime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe në kuadër të procesit të rindërtimit.

“Duhet të përgatitemi për në valë të re për shkak të një varianti të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Vendimet për mbylljen po merren radhazi, ne nuk do të ngutemi vetëm se duhet të dimë se nuk mundet dot ta kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe mbase disa masa do të duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e ekonomisë.

Kemi garantuar dozat e vaksinave, vaksinimi ecën, por jo siç do të duhej. Po bëjmë një rivlerësim pasi rezulton se një numër i lartë njerëzisht janë vaksinuar jashtë. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet, modernizim i tij”, tha ai.

Rama përshëndeti hetimet e bujshme të SPAK, por i qëndroi bindjes se përgjegjësia para drejtësisë është personale. Ceku në këtë konferencën edhe Francesco Becchettin, biznesmenin italian që në pranverë fitoi 110 mln euro në arbitrazh kundër Shqipërisë. Rama tha se ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa përsëriti se Shqipëria nuk e ka paguar ende.

Incineratorët i mbrojti duke thënë se ato janë vepra në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve, duke shpërfilluar edhe rekomandimet e Komisionit Europian, që kërkon që orientimi në menaxhimin e mbetjeve të jetë nga riciklimi.

Basha njëra anë e marrëzisë së PD, po e çon partinë drejt fundit të merituar. Marrëzi e ndarë përgjysmë. PD nuk ka kapacitetet për të qeverisur vendin.

ps nuk ka numrat e kartave të identitetit në regjistrin e patronazhistëve. Nuk kemi dhe pikë. Dalja e të dhënave mbi pagat është e shëmtuar dhe kriminale dhe prokuroria duhet ta ndjekë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In