• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akuzat për këshilltarët që mban, Veliaj: Përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë gjoja 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që vënë gjoba

30/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Akuzat për këshilltarët që mban, Veliaj: Përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë gjoja 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që vënë gjoba
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në festën e fundvitit me Forumin e Gruas së Partisë Socialiste, tha se për çdo sfidë që vendi ka kaluar kohë, përgjigja ka qenë një grua.

Ai përmendi disa nga zonjat që në këto dy vite të vështira, me pandeminë dhe tërmetin, ishin në krye të detyrës, për t’i shërbyer çdo qytetari në nevojë.

“Kur shoh Luljetën, më kujtohen ditët e tërmetit. Por, në fakt ju njihni vetëm gjysmën e historisë sepse kur Luljeta dilte në televizor apo shkonte në shtëpitë e njerëzve për t’i qetësuar, vajza e saj, Lila, ishte inxhinierja jonë në terren, që merrej me kontrollin e shtëpive dhe pallateve të dëmtuara, që sot të siguroheshim që në vend që të merremi me bravat e një partie, të merremi me bravat e njerëzve, të japim çelësat e shtëpive të reja.

Kur mendoj historinë e pandemisë, patjetër që më vjen nga zemra të flas për Ogertën. Por pastaj mendoj Mirën, Najadën, mendoj një ushtri vaksinatorësh, një ushtri infermierësh, një ushtri vajzash, grash, zonjash, zonjushash, që mbajtën edhe barrën më të madhe”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku iu përgjigj sot edhe disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi për numrin e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës.

“Dëgjova një idiotësi për këshilltarët e bashkisë. Tre prej tyre, vajza të shkëlqyera, paguhen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, por për çështje formaliteti duhet të vijë borderoja në bashki, që pastaj të marrin rrogën. Ato janë gra të shkëlqyera që kanë bërë qendra si “TUMO”, po mësojnë mijëra fëmijë se si të kodojnë, janë gra të shkëlqyera si ato që kanë bërë Agjencinë tonë të Rinisë.

E filluan si këshilltare të paguara nga amerikanët, që i kalojnë në bordero të bashkisë, por sot kanë bërë gjërat më të bukura në këtë qytet. Unë jo vetëm që nuk e kam kompleks e nuk i fshihem kësaj, por jam super krenar për gocat tona. Këto gra i përgojojnë disa burra që paguhen si analistë 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që janë gënjeshtarë, të gjithë e dimë që punojnë në të zezë dhe që paguhen nga lloj-lloj bandash e që vënë gjoba”, sqaroi Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se viti që vjen do jetë shumë i rëndësishëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022” dhe një mundësi e shkëlqyer për t’i treguar botës se kush është Tirana dhe Shqipëria.

“Viti tjetër është një vit shumë special. Është një vit ku Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ndaj, dua t’ju ftoj që këtë vit të rinisë ta shfrytëzojmë si një mundësi fantastike për të prodhuar një kartolinë “Made in Albania”, “Made in Tirana”, dhe për të treguar që pavarësisht se s’jemi perfekt, jemi shumë më mirë se çfarë mendoni dhe ta kurojmë këtë imazh të Shqipërisë ashtu si një nënë kuron plagën, apo sëmundjen e një fëmije, ta kurojmë këtë plagë që pa dashjen tonë na ka mbetur ndër vite”, përfundoi Veliaj.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In