• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse s’ka ende frikë kasta e vjetër nga SPAK-u?!

28/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pse s’ka ende frikë kasta e vjetër nga SPAK-u?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK-u, duhet të jetë jo thjesht një grup prokurorësh që në aparencë e në sjelljen e tyre në punë janë “burra të mirë”. Nuk i ka vënë askush për të qenë të tillë, madje duhet që të jenë edhe “djaj”, mjafton që të kapin demonët e mëdhenj.

Shoqëria shqiptare, duket se nuk e ka më atë pritshmërinë e parë kur u diskutua dhe u miratua reforma në Drejtësi, se SPAK-u do të sjellë përmbysjen e madhe në vend, duke hetuar e dënuar kastën e korruptuar politike 30 vjeçare.

Entuziazmi i fortë i fillimit nisi e u shua vit pas viti, pasi jemi 5 vjet që nga miratimi i reformës, dhe ende nuk ka dalë në breg ndonjë “Peshk i Madh”.

Edhe pse nuk jemi në fazën e zhgënjimit përfundimtar, gjithsesi ka një frustrim të madh, ngaqë po shihet edhe drejtësia e re si një “rrjetë” e shpuar për peshqit e mëdhenj.

Megjithatë, hetimi, e më pas dënimi i politikanëve të korruptuar nuk është gjë e lehtë, pasi ata e kanë menduar edhe këtë gjë, e gjithë këto vite kanë bërë çmos për t’i shpëtuar gjykimit për korrupsion.

Por SPAK-u, duhet të jetë jo thjesht një grup prokurorësh që në aparencë e në sjelljen e tyre në punë janë “burra të mirë”. Nuk i ka vënë askush për të qenë të tillë, madje duhet që të jenë edhe “djaj”, mjafton që të kapin demonët e mëdhenj.

Kush ka menduar se i kanë çuar në krye të drejtësisë së re për të qenë “nuse” e për të nusëruar, ka menduar gabim, pasi ata duhet të jenë “kafshë gjuetie” për të kapur peshkaqenët e mëdhenj.

Një model mjaft emblematik në historinë e re të përpjekjeve antikorrupsion, është natyrisht “pool mani pulite” apo “Grupi Duart e Pastra” i Prokurorisë së Milanos, i cili tronditi politikën italiane, duke rrëzuar në vitet ‘90 të shekullit të shkuar të gjithë elitën e vjetër politike në vendin fqinj.

Ai grup kishte prokurorë, por edhe hetues, që nuk ishin engjëj, madje kishin edhe shumë problematikë në mes tyre, thjesht bënë detyrën dhe arritën të ishin efikas për të hetuar dhe dënuar peshqit e mëdhenj.

Antonio di Pietro, motori i grupit të “Mani Pulite”, hartoi një plan mjaft “diabolik”. Përpara se të arrestonte politikanët, ai futi në arrest me burg, biznesmenët dhe industrialistët më të mëdhenj të vendit që kishin bashkëpunuar në sistemin politik të rushfetit dhe tenderëve korruptivë.

Të shtrënguar nga shteti, frika e sekuestrimit dhe rrënimit nga konkurrenca, pjesa më e madhe e biznesmenëve hapën gojën dhe nxorën të gjithë ç’ka dinin për korrupsionin në politikë.

Natyrisht jo të gjithë, kishte nga ata si Raul Gardini, apo ndonjë tjetër që vranë edhe veten për të mos folur, si e si që të shpëtonin fëmijët e pasardhësit, ngaqë e dinin se hakmarrja e politikanëve kriminelë do të ishte e madhe.

Kjo mënyrë e Di Pietros me shokë, zgjoi mjaft pakënaqësi, të cilat u kthyen në sulm politik ndaj prokurorëve të Milanos nga mediat dhe politikanët që u sulmuan.

Madje kjo fushatë çoi edhe në reperkusione të forta për prokurorët e Milanos. Di Pietro sot është në një karrierë të mbyllur pasi dështoi edhe kur tentoi të hyjë në politikë. Disa të tjerë janë pjesë e sistemit gjyqësor në rangje më të vogla. Por ama, ajo që ata bënë në vitin 1992 solli efekt të madh, që sido që provokoi shumë probleme për ta, dha një rezultat të madh publik.

Ndaj edhe SPAK, duhet të lëvizë fort, qoftë edhe duke rrezikuar rehatinë apo edhe karrierën. Natyrisht askush nuk kërkon që ata të bëhen heronj, por që të jenë thjesht dispeçer të padive që i shkojnë SPAK nga palët kundër njëri-tjetrit, kjo nuk shkon fare.

Para pak kohësh ata kërkuan që të shtyjnë edhe periudhën 9 vjeçare që është në kushtetutë, e të rrinë gjithë jetën në atë detyrë. Por nëse nuk bëjnë gjë tani, të rrinë edhe gjithë jetën do të jetë njësoj. Në këtë gjendje, nuk i ka fare frikë kasta e vjetër, por edhe nuk i do publiku.

Përse nuk provojnë që të bëjnë si Di Pietro; të kapin biznesmenët e oligarkët e lidhur me kastën e t’i detyrojnë të flasin për milionat që shkëmbejnë. Biznesmen ishte ai që futi në burg Ivo Sanaderin në Kroaci…/Pamfleti

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In