• Kontakt
Friday, September 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nekrofili që jeton me vdekjet e të tjerëve

25/12/2021
in Blog
A A
Nekrofili që jeton me vdekjet e të tjerëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që Sali Berisha po përflet vdekjen e një qytetareje vetëm pse aty kanë shkuar për ngushëllime disa politikanë të qeverisë dhe Lulzim Basha. Bëhet fjala për nënen e një botuesi. Me një këmbëngulje prej nekrofili, ka një javë që e thotë herë me gjysmë zëri e pastaj me “detaje” të plota se si Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Taulant Balla kanë shkuar bashkë për ngushëllime në një vdekje dhe aty pastaj kanë vendosur të publikojnë dhe listën e pagave të gjithë Shqipërisë.

Nuk është se bën kujdes të ketë ndonjë lidhje logjike ajo që shpik, por i intereson të përshkruajë një darkë mes armikut të tij të ri dhe armiqve të tij të vjetër, për ta demonizuar atë.

Në fakt ka plot mënyra për ta demonizuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishës nuk i mungon fantazia për gjëra të tilla. Por ai ka një kënaqësi perverse të poshtërojë të vdekurit dhe ceremonitë mortore, kur ato janë pjesë të fatkeqësive të njerëzve që nuk janë me të.

Viktima këtë radhë është një botues që ngjan të jetë më afër Bashës se sa Berishës, në debatin mes tyre. Dhe kaq ka mjaftuar që ai t’i shkojë deri tek varri i nënës, me idenë se po hakmerret dhe po e poshtëron.

Kjo është një traditë mizore e tij qyshkurse ka hyrë në politikë. Fatos Nanon e liroi nga burgu me vonesë kur i vdiq nëna dhe i vuri gjithë SHIK ta përgjonte, kë takoi, a e takoi gruan, a fjeti me të, dhe pastaj shpiku histori pa fund rreth asaj se çfarë udhëzimesh dha ai në vdekjen e nënës kundër “armiqve” të partisë. Fantazia e tij kur ka një arkivol përpara i ngjan fantazie së njeriut me dëshira të ndezura nga nekrofolia.

Të njëjtën gjë bëri me Dritan Hoxhën, pronarin e Top Channel-it, ndërsa ai vdiq në aksident me një bashkëpunëtore të tij. Nuk e zinte gjumi dhe nuk ngopej me vdekjen e tij, pa e poshtëruar viktimën tjetër, madje duke i dërguar dhe një zëvendësministre në shtëpi për ngushëllime, vetëm për të ekspozuar nekrofilinë e tij.

Të njëjtën gjë ka një javë që bën. Nuk e zë gjumi nga emocionet e një nekrofili vetëm pse ka vdekur prindi i një botuesi që nuk e konsideron më mik të tij dhe shpik histori duke e lidhur me gjithë armiqtë e tij. Të gjithë armiqtë e tij i përfytyron rrotull një arkivoli. Kohët e fundit kjo fantazi lidhet me Lulzim Bashën.

Askush tjetër në politikën shqiptare nuk e ka bërë këtë. As kur zyrtarë të lartë të PD apo deputetë të saj kanë pas vdekje aksidentale të përfolura. Pasi të gjithë kanë një kod nderimi për vdekjen, përveç këtij njeriu që nekrofilinë e ka identitet të tij dhe të vetmin përfytyrim që ka për kundërshtarët, është arkivoli. Por jo arkivoli i mbyllur, por ky sipër arkivolit duke e poshtëruar.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In