• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Trump ndihmon amerikanët me çeqe, nis shpërndarja: 1200 USD për të moshuarit, 500 USD për fëmijët

16/04/2020
in Bota
A A
Trump ndihmon amerikanët me çeqe, nis shpërndarja: 1200 USD për të moshuarit, 500 USD për fëmijët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndihma e parë e qeverisë federale ka nisur të mbërrijë në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Po kështu shitjet me pakicë kanë rënë në nivel të pashembullt, me 8.7 për qind dhe parashikimet për muajin prill janë edhe më të këqija.

Në SHBA në vendin me ekonominë më të madhe në botë këtë javë nisën pagesat njëherëshe për dhjetëra miliona njerëz, si pjesë e paketës së stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh që synon lehtësimin e situatës së krijuar nga koronavirusi duke i dhënë çdo amerikani në moshë madhore deri në 1.200 dollarë si dhe 500 dollarë për fëmijë.

Pagesat janë bërë dhe do të vazhdojnë të vijnë drejtpërdrejt në llogaritë bankare ose do të dërgohen në formë çeku me postë gjatë javëve të ardhshme, në varësi të mënyrës se si amerikanët kanë bërë deklarimin e të ardhurave të tyre.

Në mesin e atyre që ka marrë para është edhe Acqueline Gonzalez, nënë e vetme 32-vjeçare, e cila është pezulluar përkohësisht nga puna e saj si banakiere dhe jeton me mamanë e saj, me profesion mësuese në Miami Lakes të Floridës. Zonja Gonzalez thotë se me paratë e marra ajo pagoi siguracionin e makinës dhe i dha nënës së saj 500 dollarë për qeranë e shtëpisë. Ndërkohë ka aplikuar për të marrë ndihmë falas në ushqime nga shteti.

“Nuk kemi asnjë formë tjetër të ardhurash. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk mund të punojmë nga shtëpia. Thjesht rrimë, ndërsa faturat na mblidhen”, thotë ajo.

Në një veprim të pashembullt çeqet që t’u shpërndahen amerikanëve do të mbajnë emrin e Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë në Evropë dhe Kinë hapat e parë në heqjen e kufizimeve po ndeshin në “rezistencë”, me blerësit po u qëndrojnë larg bizneseve të hapura rishtazi dhe punonjësit që frikësohen se masat lehtësuese e marra së fundmi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Në Kinë me miliona njerëz po vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm duke mos shpenzuar shumë para për blerje apo për të dalë jashtë.

Në Austri, Marie Froehlich, e cila ka në pronësi një dyqan veshjesh në Vjenë, thotë se stafi i saj ishte i lumtur që po kthehej në punë pas disa javësh izolimi në shtëpi. Por në kushtet kur biznesi i saj që varet kryesisht nga turizmi, i cili këtë periudhë ka “mbyllur dyert” për shkak të kufizimeve në udhëtime, ajo thotë se do të duhen muaj për t’u kthyer në normalitet.

“Deri atëherë, do të jemi në gjendje krize”, thotë ajo.

Panorama ishte e ngjashme edhe në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi. Rrugët e Romës ishin të shkreta, megjithë një lehtësim të kufizimeve këtë javë që u dha mundësinë disa dyqane të rihapeshin./VOA

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In