• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja me 8 anëtarë para gjyqit të Metës! KED mbyll procesin dhe i dërgon emrat Gjykatës së Lartë: Ja renditja e kandidatëve

25/12/2021
in Aktualitet
A A
Kushtetuesja me 8 anëtarë para gjyqit të Metës! KED mbyll procesin dhe i dërgon emrat Gjykatës së Lartë: Ja renditja e kandidatëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë dje pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. KED u mblodh dje për të shqyrtuar emrat që garojnë për vendin e lënë vakant nga Fatmir Hoxha dhe pas pikëve të dhëna nga secili anëtar u vendos që të renditet i pari Alket Jaupi me 87,67 pikë, më pas Sandër Beci me 84,33 pikë, Ervin Karamuco me 77,67 pikë dhe Albert Demirneli 72,5 pikë.

“Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre. Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Gjykatës së Lartë, do t’i dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për vendin vakant të ish-gjyqtarit Fatmir Hoxha”, njoftoi KED.

Sinjalet janë se Gjykata Kushtetuese do të plotësohet me 8 anëtarë brenda këtij viti dhe tashmë sytë janë më 18 Janar, kur do diskutohet shkarkimi i presidentit Meta.

Valë emërimesh nga KLGJ

Dje ka bërë një mbledhje edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka bërë një sërë emërimesh në sistemin gjyqësor. Në vijim të plotësimit të vendeve vakante në gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. Igerta Hysi, si dhe pas miratimit të renditjes së kandidatëve, ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Erjon Bani.

Më qëllim mirëfunksionimin e gjykatave të apelit Vlorë dhe Korçë, pas miratimit të renditjes së kandidatëve, Këshilli vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtares të Gjykatës së Apelit Korçë, Arta Duka dhe ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Genti Dokollari.

Gjithashtu, për shkak të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtarët Arta Duka dhe Erjon Bani. “Këshilli vendosi deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të pasurisë dhe figurës, për kancelarin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}, si dhe zgjatjen e afatit të lejes prindërore për gjyqtaren znj. Ejona Lazellari.

Në kuadër të miradministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi detajimin e fondeve buxhetore të vitit 2022, për sistemin gjyqësor. Pas fillimit të detyrës nga anëtarët e rinj nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi ndryshimin e vendimit nr.13, datë 18.01.2019, “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme””, njoftoi KLGJ.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In