• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga legalizimi i kanabisit, te vaksinimi me detyrim dhe statusi i pensionistit, Rama kërkon kuvendim popullor për aktet e rëndësishme

25/12/2021
in Aktualitet
A A
Nga legalizimi i kanabisit, te vaksinimi me detyrim dhe statusi i pensionistit, Rama kërkon kuvendim popullor për aktet e rëndësishme
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka vendosur që të marrë mendimin e qytetarëve për një sërë çështjesh tepër të rëndësishme. Ekzekutivi po mendon legalizimin e kanabisit, vaksinimi me detyrim dhe ashpërsimin e dënimeve për abuzimet me fëmijët, por para se të merret një vendim në Parlament, fillimisht do të bëhet një proces konsultimi me qytetarët.

Gjatë një konferencë për media, kryeministri Edi Rama, u shpreh se qeveria, në mandatin e saj të 3 qeverisës, ka vendosur që të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve për çështjet me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë.

Kjo do të bëhet përmes nismës “Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë”, që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një kuvendim popullor me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të dhënë mendimin e tyre për çështjet me rëndësi. “Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim, me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin, pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje.

Me një pyetësor të cilin do ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendi, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të marrim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë”, tha ai.

Rama flet për disa nga çështjet

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se çështja e “Ballkanit të Hapur” ka krijuar shumë ndasi në opinion publik. Ai ka premtuar se të gjithë shqiptarët do të pyeten për këtë. “Ka njerëz që besojnë se krijimi i “Ballkanit të Hapur” është gjë e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitim Shqipërisë. Edhe për këtë do t’i drejtohemi shqiptarëve”, tha ai. Kryeministri Rama u shpreh, se opinion do të kërkohet edhe për krimet ndaj fëmijëve. Ai theksoi, se shumë kanë kërkuar edhe dënimin me vdekje.

“Më tutje kemi çështjen e situatës në të cilën jemi gjendur më së fundmi, krimet ekstreme të dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se një pjesë e opinionit kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit, e në të njëjtën kohë kjo përbën një sfidë në raport me standardet e caktuara dhe procesin tonë, që është i lidhur me botën kur jetojmë, e duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha ai. Sakaq, Rama u shpreh, se është menduar edhe për legalizimin e kanabisit për qëllime shëndetësore.

Sipas tij, në shumë vende është legalizuar. “Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar përdorimin për arsye të tjera, sot është instrument që po e përdorin shumë vende. Sot ka njerëz që thonë se nuk është ende koha që Shqipëria të hyjë në proces. Edhe unë e kam kundërshtuar deri në një kohë të caktuar dhe kam thënë duhet të presim, por tani na duhet të kapërcejmë përtej kartonit të shumicës dhe të marrim një opinion të gjerë nga gjithë shqiptarët”, tha ai.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In