• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Vrasja e gazetares malteze, flet i biri: Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria

23/12/2021
in Bota
A A
Vrasja e gazetares malteze, flet i biri: Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në tetor të vitit 2017 një ngjarje e rëndë tronditi Maltën. Një gazetare investigative në Maltë, 53-vjeçarja Daphne Caruana Galizia, humbi jetën pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte.

Pasi gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në vitin 2017, u shfaqën lidhje që dyshonin se bomba e përdorur për të hedhur në erë makinën e saj e kishte origjinën nga Shqipëria.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, i biri i gazetares ka thënë për The Shift se sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë hetim për këtë ngjarje të rëndë.

“Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria, nëpërmjet Italisë. Furnizohej nga krimi i organizuar shqiptar.”tha Matthew për The Shift.

Matthew Caruana Galizia vë në dyshim mungesën e veprimeve nga autoritetet.

“Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë hetim se si një bombë u furnizua nga njerëzit në Shqipëri dhe më pas u përdor për të vrarë një gazetare në Maltë. Nuk kanë bërë asgjë. Ata nuk kanë bërë absolutisht asgjë,” shtoi ai.

Ai më tej vuri në pikëpyetje sesi kriminelët maltezë ishin në gjendje të siguronin kaq lehtë një bombë nga krimi i organizuar shqiptar dhe që të kishte zero pasoja në vend. Pajisja shpërthyese dyshohet se iu dha vrasësve të akuzuar, Robert Agius dhe Jamie Vella, të cilët janë dënuar në Maltë. Besohet se Agius udhëtoi në Shqipëri të paktën tre herë para atentatit.

“Nuk ka mundësi që kryeministri Edi Rama të mos e dijë se ekziston ky problem”, tha Caruana Galizia. “Nëse ai nuk e di që furnizimi me bomba nga Shqipëria është problem, atëherë duhet të pushojë absolutisht të gjithë në shërbimet e tij inteligjente. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mos dijë për këtë.”

Burimet bëjnë me dije se klani famëkeq Santapaulo-Ercolano i lidhur me Maltën ka nisur bashkëpunimin me bandat shqiptare në qytetin jugor të Vlorës.

Të përfshirë në trafikun e hashashit, hetuesit italianë besojnë se marrëdhënia ka vazhduar prej vitesh, kohë gjatë së cilës krerët dhe figurat kryesore të Ercolanos vizituan Shqipërinë, ndonjëherë për muaj të tërë.

Gjithashtu besohej gjerësisht se mafia shqiptare po forcohet aq shumë sa po ua marrin pushtetin italianëve në disa vende.

Ndërkohë, origjina e mundshme e bombës që vrau Caruana Galizia e kombinuar me vizitat e Agius në vend nuk është trajtuar apo hetuar nga qeveria shqiptare.

Pavarësisht pyetjeve të “The Shift” të dërguara me email dhe drejtpërdrejt tek zv.ministri i Brendshëm në disa raste, nuk u mor asnjë përgjigje.

“Nuk ka asnjë deklaratë nga qeveria. asgjë. Absolutisht asgjë”, tha Matthew Caruana Galizia.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In