• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

23/12/2021
in Aktualitet
A A
Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

Ish Kryeministri, Sali Berisha, Anetaret e Kryesise se PD, Edi Paloka, Tritan Shehu duke hyre ne Kuvendin Kombetar te Partise Demokratike, ku delegatet zgjodhen mes 600 propozimeve, 300 me te votuarit qe do perbejne anetaret e Keshillit te ri Kombetar nderkohe qe de u votuan ndryshimet ne statutin e partise, qe parashikojne zgjerimin e Kryesise, Sekretariatit dhe shtimit te struktures se perhershme te Keshillit Koordinues te Qarkut. /r/n/r/nFormer Prime Minister, Sali Berisha, Members of the DP Steering Committee, Edi Paloka, Tritan Shehu entering the National Assembly of the Democratic Party, where the delegates, among 600 proposals, will elect 300 members of new National Council, meanwhile.

1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht të dhëna të reja mbi pasurinë e plotë të deklaruar nga deputetët, të cilët dorëzuan mandatin në shkurt-mars 2019, në kuadër të skenarit Berisha-Meta për rrëzimin e qeverisë Rama.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në ‘Guest House’ ose bujtinë.

Tritan Shehu, pjesë e aksionit të Berishës, deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2.

Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, i 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMW X5.

Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

Deputeti i PD-së Edi Paloka, pjesë e grupit të Berishës për të rimarrë kontrollin e partisë, përpos dy banesave në Tiranë dhe Golem, deklaron katër parcela tokë arë në Kavajë, me sipërfaqe të papërcaktuar, si dhe një vresht, gjithashtu me sipërfaqe të papërcaktuar, trashëguar sipas tij nga babai. Paloka deklaron edhe një garazh, makinë Range Rovër si dhe 4 llogari bankare në vlerat 95 mijë euro, 29 mijë euro, 3 mijë euro dhe 38 mijë lekë.

Për shkak të dorëzimit të mandatit, ka deklaruar pasurinë nga fillimi edhe Agron Shehaj, aktiv në konfliktin Berisha-Basha. Agron Shehaj deklaron një pasuri me vlerë rreth 19 milionë euro, ku përfshihen apartament në Tiranë 125 mijë euro, dy apartamente dhe 3 vendparkime në Tiranë me vlerë 729 mijë euro, apartament në Itali 1 370 000 euro, llogari bankare 242 mijë euro dhe 66 mijë euro, të drejta në kompaninë ‘Sestante Holding’ me vlerë mbi 7.3 milionë euro, truall në Itali 1.1 milionë euro dhe ndërtesë dhe truall në Itali 2.9 milionë euro.

Gjithashtu Shehaj ka në pronësi apartament, 2 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 950 mijë euro, apartament, 4 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 2.6 milionë euro, apartament në Milano të Italisë 1.9 milionë euro, të ardhura nga investimet 390 mijë euro etj.

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili sapo ka nisur një lëvizje politike, deklaron prona me vlerë 4 milionë USD, ndërsa është marr vendimi për t’i kompensuar një pjesë tjetër pronash me vlerë 360 mijë euro. Shehi thotë se pronat e bashkëshortes së tij, Enkeleda Shehi, janë ende në proces njohje dhe gjyqesh. Shehi deklaron apartament në Orikum me vlerë 3 milionë lekë, apartament në Pogradec 20 mijë euro, apartament në Tiranë 82 m3 me vlerë 1.7 milionë lekë, apartament në Tiranë 200 m2, apartament në Tiranë 208 m2, makinë X5 etj.

Share223Tweet139
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In