• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Furtunë pas 18 dhjetorit! Basha i kërkon Berishës të përballet me prokurorinë për akuzat e SHBA dhe të mos fshihet pas gjykatës franceze

17/12/2021
in Aktualitet
A A
Furtunë pas 18 dhjetorit! Basha i kërkon Berishës të përballet me prokurorinë për akuzat e SHBA dhe të mos fshihet pas gjykatës franceze
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu demokrat, Lulzim Basha i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që të shkojë të përballet me drejtësinë për akuzat e amerikanëve. Duke folur në studion e “Open”, ai tha se Berisha pretendon se nuk ka prova ndaj tij, por sipas Bashës, të shkojë te drejtësia shqiptare të kërkojë verifikim dhe të mos fshihet pas drejtësisë franceze.

“Zoti Berisha thotë i jam drejtuar gjykatës franceze dhe le të dorëzojnë një provë. Por zoti Berisha është gati t’i drejtohet drejtësisë shqiptare? Po apo jo meqë ai kërkon prova”, tha Basha. Më tej ai ka deklaruar se Berisha po ju bën presion demokratëve që të bojkotojnë Kuvendin e 18 dhjetorit.

Sipas tij ai tentoi që të bllokonte edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku ju dërgonte mesazhe anëtarëve që të mos votonin shkarkimin e anëtarëve të Kryesisë. “Ne jemi shumica, pse Berisha i çon mesazh personal delegatëve apo anëtarëve të këshillit mos shkoni në këshill kombëtar, dhe shumica erdhi dhe votoi të dielën në darkë. Tani një njeri që ka shumicën s‘ka pse frikësohet pse do u thotë shkruajini besëprerë në formular. Edi Ramës i intereson tubi i oksigjenit që është Sali Berisha”, deklaroi Basha.

Basha e konsideroi lëvizjen për rithemelimin e partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha si “lëvizje dumbabiste”, duke iu referuar kryengritjes së Haxhi Qamilit në 1914 për të anulluar Pavarësinë e Shqipërisë dhe që Perandoria Osmane të merrte sërish kontrollin e vendit tonë.

“Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për t’iu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Emra të tjerë “non grata”

Kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar dje se pas Berishës “non grata” do të jenë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. “Do ti vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermundës. Amerika po përgatitet dhe do ta shohim shumë shpejt”, tha ai.

Më tej, kreu i demokratëve tregoi se gjatë fushatës elektorale të 25 prillit qytetarë të shumtë i kanë treguar se PD-ja nuk mund të vinte në pushtet duke pasur Berishën dhe presidentin Ilir Meta si mbështetje. Ndërkohë ai e bëri të qartë se shumë nga ata që janë reshtur krah Berishës nuk do jenë më në PD. Basha tha se nuk do përjashtohen të gjithë, por do ketë një vlerësim për punën e secilit prej tyre.

“Ka një grup që e ka rrjepur PD dhe sa herë vjen fushata zhduken nga fushata. Ka disa që kanë punuar kundër PD dhe ca krijuan parti tjetër. Secili meriton të trajtohet në meritën e vet. “Ne nuk do bëjmë përjashtime, por do vlerësojmë peshën e gjithësecilit. Nuk mundesh ti të puthesh kamerave me Tom Doshin dhe të më thuash mua nuk bëj betejë”, tha ai.

Share210Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In