• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet plani i Berishës si do pengojë anëtarët të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit

15/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Zbulohet plani i Berishës si do pengojë anëtarët të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 18 dhjetor, një pjesë e demokratëve do të jenë në Pallatin e Kongreseve, e ndërsa nga ana tjetër në 72 degët e partisë do të jenë hapur qendra votimi, ku do të vendoset “fati” i Lulzim Bashës, nëpërmjet referendumit të Sali Berishës.

Ish-kreu i FRPD-së, nga një mbështetësit e Berishës, Lisandër Hoxha është shprehur se në 18 demokratët do të votojnë “pro” ose “kundër” Lulzim Bashës, e ndërsa nuk e përjashton që numërimi i votave të bëhet në selinë blu.

“Meqë pretendonte se është i zgjedhur nga një anëtarë një votë dhe dëshira e Berishës që të fuste referendumin, u mor vendimi në Kuvendin e fundit që të mblidhen anëtarët dhe të vendosin ata, në cdo degë të PD, do të gjejnë komisionet nga ata që kanë qenë herën e kaluar në komision.

Sipas garës së fundit, kemi diku te 75 mijë anëtarët të kryesisë, anëtarësia do të votojë me karte si çdo votim, dëshira ime është që numërimi të bëhen në selinë e PD, ne jemi grupim njerëz të lirë, kush do ta mbrojë Bashën le ta votojë pro”, tha Hoxha.

Në intervistën për ‘Studio live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Hoxha ka zbuluar edhe momentin kur Berisha “mësyu” në selinë blu, duke thënë se Lulzim Basha mbylli derën e sallës së mbledhjeve me çelës nga frika.

“Ishte rastësore, i pashë disa metra para se të hynë në seli, nuk kishte klimë tensione, kanë hyrë në sallën ku bëhen mbledhjet e vogla, hera e parë që sallën e madhe të këshillit me njerëz brenda të mbyllur me çelës, “kur je në faj është vetëmbyllur”, tha kam takim me rininë, por aty kishte njerëz njerëz 60 vjeçar”, shtoi Hoxha.

Krah Berishës ka dalë edhe në mënyrën e të sjellurit krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ku në çdo ‘Foltore’ ish-kryeministri ka zbrazur një lumë akuzash përkundrejt saj. Edhe Hoxha, thotë se është i fyer nga gjuha e Kim.

“Nëse DASH i kanë thënë që të kujtoj barin është e papranueshme, unë nuk jam anti amerikan, pjesën më të madhe të familjes jetojnë në SHBA, nëse ambasadorja amerikane të ndërmarrë një gjuhë të tillë, ka kryer të përndjekurit, unë nuk merrem a është Non Grat apo jo Berisha, janë partnerë tanë, respektojmë qëndrimet amerikane, që të vijnë investimet amerikane, por disa gjëra kur janë tepër janë tepër dhe ajo deklaratë është e tepërt, ka lënduar pjesën më proamerikane të Amerikës, nuk i servilosemi ambasadës.

Berisha përgjigjet vetë. Boll me njerëz që i servilosen glorifikojnë ambasadorët, që i trajtojnë si të dërguarit e perëndisë, nuk e duan Shqipërinë sa e duam ne dhe kjo qafë ulja deri në pikën kritike sa të të thuash “kujdes” se e ka thënë ambasada, politikanët tonë janë tullumbace që duhen shpuar. Kemi nevojë për njerëz të vërtetë. Kjo është miqësia e mirë, në të kundërtën jemi servilë”, tha Hoxha.

Një koment me ironi e ka pasur edhe lidhur me vulën e PD-së, që tashmë ashtu si kurse vetë partia apo edhe statuti janë të ndarë sipas Bashës ose Berishës.

“Vulën e vjetër ia kemi bërë dhuratë se në 11 dhjetor, vula iu rikthye identitetit të vjetër, t’i mbajë kujtim, suvenirë, ku i eci biznesi dhe jo partia”, tha Hoxha.

Ai ka hedhur edhe akuza shumë të forta duke thënë se Lulzim Basha, paguhet që të qëndrojë në opozitë.

“Basha paguhet për të mbajtur PD humbëse. Qeveria e Ramës është më e korruptuar, i ndan taksat e mia dhe të tua si bakllava”, tha Hoxha.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In