• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Berisha iku me bisht ndër shalë nga selia e PD! Basha ka nisur të tregojë krimet e paraardhësit, SPAK duhet të mos zvarrisë hetimet

15/12/2021
in Aktualitet
A A
Degradon avokati! Si mund të lejojë policia alabakët e Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha hyri i gëzuar në selinë e Partisë Demokratike pak ditë më parë, por u largua i frikësuar.

Ai u shpreh i bindur se Berisha nuk bën dot revolucion. “Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë? E dini pse? Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë. Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu? Asgjë më.

Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori? Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori selinë? E thamë: Ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë”, tha ai. Ndër të tjera, Ngjela ngriti pyetjen se pse ish-kryeministri Berisha e la sipas tij betejën që nisi dhe iku nga selia. Ai u shpreh, se Berisha nuk realizoi atë që kishte thënë më parë se kur të hynte në selinë e Partisë Demokratike ai do të nxirrte jashtë zyrtarët e Partisë Demokratike.

“Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndër shalë ? Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë”, tha ai.

Teksa u ndal tek akuzat e bëra nga lideri demokrat Lulzim Basha në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati Spartak Ngjela u shpreh, se në këtë betejë Berisha është ai i cili është i humburi. Ai vijoi më tej duke thënë, se lideri demokrat e akuzoi Berishën tani për krimet e bëra dhe jo më parë pasi sipas tij, këtë Bashës mund t’ia ketë kërkuar superfuqia, duke iu referuar Amerikës.

“Ke humbur Sali, kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë! Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia? Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndër shalë”, tha ndër të tjera, Ngjela.

Ngjela: SPAK të veprojë

Avokati Spartak Ngjela u shpreh, se SPAK i ka gati dosjet për ish-kryeministrin Sali Berisha, Ai theksoi, se SPAK nuk duhet që të vonojë për të vepruar. “Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha. Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda. Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut? Kjo pritet për t’u parë.

Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu”, tha ai. Sakaq, avokati Ngjela vijoi më tej duke thënë se duhet që të presim se si do të vazhdojnë ngjarjet brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi, se SPAK sipas tij, është ngritur për të shpëtuar vendin nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. “Të shohim këto ditë sesi do të vijojnë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!, tha ai.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In