• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kontrata e fshehtë?! Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

14/12/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Kontrata e fshehtë?! Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një kontratë e shitjes së gazit që dyshohet se është zhdukur nga protokolli i Albpetrolit, lidh në aferë ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ish drejtorin e Albpetrolit Endri Puka me biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtiri.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë praktikën e plotë të kësaj kontrate të shitjes së gazit (shkarkoje këtu), një operacion i realizuar në dy muaj (Gusht-Tetor 2017) dhe që parashikonte shitjen me ankand të 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial të siguruar nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal .

Ka qenë biznesmeni Mirel Mërtiri ai që nëpërmjet kompanisë së tij “CGC” i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

Pasi ka marrë ofertën, kreu i Albpetrolit Puka së bashku me ministrin Gjiknuri në bashkëpunim kanë shmangur çmimin standard të shitjes së gazit industrial të caktuar nga metodologjia e ERE-s dhe kanë futur në lojë një metodologji të re që bazohej në bursën hollandeze, shoqëruar dhe me një koifiçent zbritës.

Por edhe pasi kanë aplikuar formulën e tyre private për llogaritjen e çmimit, ata nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa biznesmeni Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Hashtag.al konsultoi një ekspert ndërkombëtar të energjisë, i cili bëri përllogaritjen nga ku rezulton se me firmën e Gjiknurit dhe Pukës, biznesmenit Mërtiri i është shitur gazi me një skonto prej 230 mijë e 913 eurosh më pak nga çmimi që impononte formula e përdorur. (Lexo këtu përllogaritjen e ekspertit).

Një burim konfidencial pranë Albpetrol, i tha Hashtag.al se kontrata në fjalë është lidhur në fshehtësi të plotë, ndërsa ka pasur probleme me sigurimin e kontratës dhe konfliktin e interesit.

“Në dijeninë time dokumetet e këtij tenderi janë manipuluar në protokollin e Albpetrolit dhe nuk ekzistojnë më. Nuk e di si i keni gjetur. Por mund të them se asokohe në Albpetrol kjo kontratë u bë shumë problematike pasi biznesmeni përfitues Mirel Mërtiri nuk kishte paguar në bankë sigurimin e kontratës, apo garancinë siç quhet. Nga ana tjetër, përfituesi Mirel Mërtiri në kohën që u zhvillua ankandi kishte të punësuar në Albpetrol në drejtorinë e Tranagatit të vëllanë e tij shtetasin Ervin Mërtiri, i cili në atë kohë ka drejtuar pikërisht drejtorinë që mbulonte dhe shitjen e sasive të gazit”, – tha burimi konfidencial për Hashtag.al.

Oktapodi i interesave

Mirel Mërtiri është një personazh mbi të cilin dihet shumë pak, ai zhvilloi një fushatë agresive në media vitin e kaluar kur paralajmëroi se do të kallëzonte për shpifje median Reporter.al dhe CNA, pasi këto të fundit publikuan disa të dhëna mbi implikimet e tij në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri si dhe mbi një skandal prokurimesh në kontinentin Afrikan.

Mirel Mërtiri është i lindur dhe rritur në Fier, ndonëse në qytetin e lindjes ata që e njohin buzëqeshin nëse u përmend emrin “Mirel”, pasi në Fier atë e njohin për Klodian Mërtiri. Janë ende të paqarta motivet që e shtynë zotin Mërtiri të ndryshonte emrin. Por nuk ka asnjë diskutim se imagjinata dhe aftësia e tij shkon shumë më tej se tjetërsimi i emrit.

Mirel Mërtiri është një mjeshtër i ndërthurjes së interesave, sidomos në trekëndëshin Qeveri-Biznes-Gjyqësor.

Andej nga mesi i viteve 2000 ai erdhi në Tiranë ku njihej me nofkën “Klodi i internetit”, Mërtiri diti të investojë të ardhurat që posedonte si privat në disa skema fitimprurëse që zhvillonte asokohe kompania ende shtetërore Albtelecom.

Në këtë periudhë Mërtiri fuqizoi marrëdhëniet me shokun e tij moshatar nga Fieri, shtetasin Endri Puka, që përveçse ishte administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, shquhej dhe për akses dhe njohuri në skemat e Albtelecomit me kartat telefonike. Në rrethin shoqëror të Mërtirit në Tiranë hyri dhe Gerian Kuka, edhe ky i angazhuar me skemat e Albtelecomit e njëherësh rreth i besuar i Damian Gjiknurit.

Në vitin 2009, Mirel Mërtiri u lidh fort me Dritan Priftin dhe të dy u dyshuan për bashkëpunim në një tender të majmë për matësat elektronikë të ujësjellësit të Fierit.

Kur drejtori pasardhës i ujësjellësit vendosi anulimin e këtij tenderi, ndaj tij u hap çështje penale.

Dhe cila ishte prokurorja që do hetonte drejtorin problematik?

Ishte zonja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit. E njëjta prokurore dy vite më parë, hapi një tjetër procedim penal ndaj biznesmenit Isuf Berberi, ndërsa ky i fundit ishte në gjyq me Albpetrolin në konflikt me klanin “Gjiknuri” dhe sidomos me ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka.

Mirel Mërtiri ka operuar në ministrinë e Energjitikës në periudhën 2013-2018 si një Zot i saj. Të vëllanë e kishte drejtor në Albpetrol në drejtorinë kyçe të Tranagatit. Shokun e ngushtë Endri Puka e kishte drejtor të Albpetrolit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjitikës, shtetasi Koli Bele, ishte një tjetër aset i afërt dhe në dispozicion të Mërtirit.

Nga ana tjetër rezulton se kunata e tij në prokurori në mënyrë të përsëritur ka qenë prokurore dhe hetuese e biznesmenëve konkurrent të këtij klani të fuqishëm të pushtetit rilindës.

Mërtiri është lakuar në median shqiptare si një mik i afërt i ministrit Arben Ahmetaj, e shkas për këto lakime u bë sidomos aksidenti rrugor i Ahmetajt në Maqedoni ku Mërtiri ishte pasagjer dhe u lëndua në aksident.

Mirëpo Mërtiri ka ditur të fshehë me mjeshtëri lidhjen e tij më të fortë në pushtetin rilindës, lidhjen e fuqishme që ai ka me Damian Gjiknurin dhe klanin e tyre që përfshin Endri Pukën, Gerian Kukën, Koli Belen, Ervin Mërtirin, Mariola Mërtirin e deri diku dhe Dael Dervishin e LSI-së.

Kontrata favorizuese e shitjes së gazit e publikuar sot nga Hashtag.al, përveçse ekspozon tolerimet e dyshuara si korruptive ndaj Mërtirit, nxjerr në pah dhe patronazhin politik dhe klanor që ai ka me Damian Gjiknurin. / Hashtag.al

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In