• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pse e humbi qetësinë Sali Berisha?

14/12/2021
in Blog
A A
Berisha e Basha mbajnë mbledhje paralele në PD, ja kush e ruan godinën e demokratëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë që Berisha dhe të vetët, përpiqeshin të thonin pas ”Foltores” në stadium, ishte se nuk do pushtonin selinë e PD dhe nuk do ushtronin dhunë. Por premtimi nuk u mbajt as 48 orë.

Sot persona në kërkim, njerëz të afërt të familjes Berisha, që kanë qenë portofoli i fshehur i djalit të tij, banditë të njohur, që kanë dhunuar çdo kundërshtar politik të Berishës këto tridhjetë vjet, u shfaqën në oborrin e PD si eskortë e Sali Berishës, me qëllim frikësimin dhe krijimin e ndonjë incidenti, pas të cilit ai të legjitimonte “Marshimin mbi seli”.

Duke autosugjestionuar veten të shtunën në stadium, se kishte zbuar Lulzim Bashën, Sali Berisha nxitoi të hiqte dyshimet për zakonin e tij të vjetër si dhunues, duke paralajmëruar se nuk do të bënte më, atë që ka bërë 30 vjet.

Ka disa arsye pse ai e humbi qetësinë.

E para, është se Sali Berisha është pakicë në gjithë forumet e PD. Deri më sot ai ka mundur të marrë 13 deputetë dhe 11 kryetarë degësh, një shifër që nuk kap as masën e dhjetë përqindshit të PD. Ky është një fakt kokëfort, i verifikueshëm dhe natyrisht dëshpërues për të.

Stadiumi ishte mitingu më qesharak i tij i 30 viteve, që nuk plotëson dot as këtë dhjetë përqindëshin që ka marrë në strukturat drejtuese të PD. Në këto kushte, atij i duhej një gjest force, t’u jepte zemër të tjerëve, që ai mendon se janë të dyzuar. Në fakt të dyzuar mund të kenë qenë, por tani është ndarë historia e dyzimeve. Berisha ka ata që ka.

Së dyti, Partia Demokratike e sfidoi me institucionet e saj dhe e futi tërësisht në shina ligjore, procedurën legjitime se si bëhen zgjedhjet në një parti dhe si nuk uzurpohet dot partia nga “Foltorja” e stadiumit.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, shkarkimi i mbështetësve të pakët të Berishës dhe mbi të gjitha, nevoja që ka Berisha të legjitimojë në gjykatë aktet e paligjshme në stadium, e bënë atë të humbiste qetësinë.

Disa nga mbështetësit e tij, që janë të paqartë edhe çfarë mendon Sali Berisha, deklaruan se do të shkojnë në gjykatë të çojnë aktet e shkarkimit të Bashës dhe të tjerëve, por nuk shkuan. Momenti i shkuarjes në gjykatë është një makth për Berishën, pasi legalizon ndarjen. Ndaj ai tentoi të zbojë Bashën me dhunë, që ta bëjë “de facto” uzurpimin e selisë.

Së treti, ka një ngjarje që pakëkush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëjë me ndalimin e Adriatik Llallës në Romë, si një nga personat “non grata”, që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm i keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij, duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

Nëse Sali Berisha do t’i kishte punët në rregull, nëse do të kishte shumicën e PD, nëse do të kishte me vete legjitimitetin e shkarkimit të Bashës dhe rizgjedhjes së tij, ai do shkonte tek Kuvendi normal i 18 dhjetorit.

Ai nuk duroi dot as 48 orë, dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, të marrë banditët dhe të niset për të dhunuar kundërshtarët.

Shpresoja shumë që kur u fut në korridoret e PD, të hapte derën dhe t’i hynte në zyrë Lulzim Bashës. Do ishte një përballje e dobishme për shqiptarët dhe një përballje fatale për të.

Si një plak frikacak dhe ilanjoz, shkoi deri tek dera, pastaj bënte sikur kërkonte “banditë të armatosur që t’i çarmatoste”, por nuk i gjeti dhe iku.

Bashkë me të ikën dhe personat në kërkim që mbante nga pas.

Kjo skenë do të përsëritet. Atij i duhet një viktimë dhe një arkivol në krah, për të hyrë në atë seli. I duhet për të justifikuar dhunën, për të mbajtur lartë adrenalinën e banditëve që ka nga pas dhe mbi të gjitha, për t’u viktimizuar në këtë betejë.

Duke qenë se kundërshtarët e tij, nuk ja bëjnë dot këtë shërbim, i vetmi rrezik është që dhe këtë punë mund ta bëjë vetë. Mjerë kujt mund t’i bjerë ky fat në pjesë, nga ata që ka pas.

I vetmi shqetësim që kam është se shumica e atyre që i rrinë në krah janë idiotë dhe do t’i shtojë historisë së PD, ndonjë “dëshmor” budalla.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In