• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Vdekja politike e Sali Berishës

12/12/2021
in Blog
A A
Vdekja politike e Sali Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Të vetmen arritje politike të jetës së tij, Sali Berisha e shkelmoi një ditë më parë. Lëvizja politike e vitit 2005, formula e prurjeve të reja në PD dhe pajtimi me shumicën e të përjashtuarve të PD në vite nga vetë Berisha, zgjoi qysh atëhere një debat të madh, nëse ishte një lëvizje organike e Berishës apo një truk elektoral.

Në fakt ishte një lëvizje e detyruar, për të maksimalizuar votat e Partisë Demokratike, e cila, edhe ashtu bashkë me aleatët, mezi arriti 43 për qind dhe arriti të marrë pushtetin falë aleancës me një parti të majtë si Partia Agrare e Lefter Xhuvelit.

Dje Sali Berisha e shkelmoi këtë standard. Për shkak të hallit të tij familjar, si persona të ekspozuar tashmë para drejtësisë shqiptare nga futja në Listën e Zezë të SHBA, ai vendosi t’i kthehej çetës së fanatikëve të tij, për të mbijetuar politikisht. Diçka ka arritur. Rrotull tij tashmë janë besnikët e tij, shumica pa vetdije politike, por që kanë lidhur emocionet e jetës së tyre, politikisht me Sali Berishën.

Kjo në të vërtetë është partia reale e Sali Berishës, por nuk është më Partia Demokratike, është “Foltorja” e tij. Partia Demokratike nuk ka qenë në asnjë kohë vetëm e tij, por ai është përpjekur ta mbante të tillë duke spastruar gjithçka. Me lëvzijen e djeshme ai bëri nul lëvizjen e 2005, dhe sot ne kemi një Parti Demokratike më të vogël, por të pastruar nga berishizmi dhe pa tumore në trupin e saj.

Sali Berisha është i lirë të konkurrojë në politikën shqiptare me “foltoren” e tij besnike. Partia Demokratike për herë të parë ka shansin të provojë të bëhet demokratike, gjithëpërfshirëse dhe me rregulla të forta loje për të mbijetuar në skenën politike shqiptare, jashtë ndikimit të Sali Berishës.

Ata që kërkojnë sot që PD të ketë në krye “themeluesit” e saj, apo ata “qëndrestarët” e vitit 97, janë kundër kohës dhe dialektikës së shoqërisë. Shumicën e themeluesve i ka zhdukur vet Sali Berisha dhe për herë të parë mund të rikthehen të votojnë PD tani që nuk është më ai.

Rrethi i njerëzve që kanë qëndruar larg PD për shkak të Berishës, është shumë herë më cilësor, shumë herë më demokrat dhe shumë herë me më shumë histori se ata që i dhanë stadiumit “Air Albania” pamjen e një landfilli, ku ishin depozituar gjithë mbetjet e berishizimit në Shqipëri.

Kjo është sikur t’i këkrosh Partisë Socialiste, të rikthejë Ramiz Alinë I cili ka vdekur dhe fizikisht, apo bashkëpunëtorët e tij që janë gjallë. Socialistët kanë ndryshuar dhe garniturën politike të 2005, e jo më të vitit 1991.

Në këto kushte PD, ka për herë të parë shansin të reformohet dhe të provojë të jetë e suksesshme si përfaqësuese e një brezi të ri demokratësh, jashtë ndikimit të Sali Berishës, i cili është i vdekur politikisht, juridikisht, dhe është në krye të tyre vetëm fizikisht për hallin e vet.

Ai është aktulaisht siç ka qenë shumë kohë, problemi i Partisë Demorkatike dhe jo rrugëzgjidhja e saj. Me aktin e djeshëm, dhe përpjekjen për të krijuar një situatë jolegjitime rrotull Partisë Demokratike, dhe duke frymëzuar një antiamerikanizëm të pështirë dhe të rrezikshëm për kombin shqiptar, ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vetë.

Ai tentoi të ikë duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend i pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten dhe në fillim i vënë zjarrin shtëpisë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In