• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

PD e Berishes, si “BMW-ja” ime pa letra

11/12/2021
in Blog
A A
PD e Berishes, si “BMW-ja” ime pa letra
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por dhe gjithë shoqërinë shqiptare, pasi kemi fillimin zyrtar të ndarjes së berishizmit nga Partia Demokratike. Si një landfill gjigand, stadiumi “Air Albania” sot ishte vendi ku dekantoi i gjithë berishizmi i 30 viteve të politikës shqiptare, për të qenë bashkë, për të qenë më vete dhe të motivuar për të bërë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë shpallur familjen pronare të ish- Partisë Demokratike, si familje të korruptuar, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Për herë të parë historia politike në Shqipëri është e qartë dhe berishizmi nuk vepron më nën maskën dhe emrin e dikut tjetër, siç u mundua të bënte Sali Berisha këto tetë vitet e fundit, duke përdorur si maskë Lulzim Bashën.

Për herë të parë sot në historinë e Shqipërisë disa mijëra militantë dhe mbështetës të berishizmit, themeluan një parti politike anti-amerikane, dhe u betuan se do të vënë në vend “dinjitetin” e nëpërkëmbur të familjes Berisha, e cila është e damkosur si një familje hajdute, një familje që ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

As Partia Komuniste e Shqipërisë më 1941 nuk u formua si parti anti-amerikane. Edhe ajo e gjeti një motiv më të fisëm, siç ishte antifashizmi, edhe pse e keqpërdori atë më pas. Partia që u themelua sot në stadiumin “Air Albania”, pas fjalimit alla Hugo Chavez të Sali Berishës, po përpiqet të maskojë anti-amerikanizmin me anti-bashizmin. Por kjo nuk i bën punë.

Ashtu si berishizmi nuk arriti ta fshehë dot kokën si struci për tetë vite, duke u fshehur pas kostumit të Lulzim Bashës, as anti-amerikanizmi i sotëm iI Sali Berishës nuk fshihet dot pas tabelës së qitjes prej letre që ka caktuar sërisht Lulzim Bashën.

Në një sallë pa asnjë flamur amerikan dhe më një fjalim rreth gjysëm ore i tëri kundër SHBA, Sali Berisha, si një Haxhi Qamil i shekullit 21, po përpiqet të frikësojë Uashingtonin me Bathoren.

E vërteta është se ky ishte mitingu më i vogël që ai ka bërë në këto 30 vite. Si një politikan populist, ai shquhet për tubime të mëdha dhe mitingje shumë herë më të mëdha si ky i sotmi. Sot mezi mblodhi 6 deri 7 mijë vetë, të cilët herë i quante “delegate” e herë demokratë, pa verifikuar askënd.

Ishte e qartë se thjesht kërkon të hapë një proces ilegjitim të shantazhit mbi Partinë Demokratike dhe të mbajë idhtarët e tij në rresht si repart taliban kundër SHBA.

Në finale, ky është një proces pozitiv. Shqipëria e ka pas të nevojshme ndarjen e shoqërisë nga berishizmi. Deri më sot ka qenë pengesë PD, që përpiqej ta maskonte atë. Ndarja e PD nga berishizmi, ka po aq rëndësi sa ka pasur në vitet ‘90 ndarja e socialistëve nga enverizmi. Ndërsa socialistët e bënë atë me kurajo të madhe dhe me integritet të lartë, duke u bashkuar të gjithë në një sallë dhe duke debatuar dhe votuar aty, demokratët nuk ja dolën dot. Ata u ndan berishistët në një anë dhe demokratët e tjerë në selinë e tyre. Dhe më mirë kështu.

Kjo është një e vërtetë që duhet respektuar, edhe pse mund t’i hajë pak kohë opozitës për të rimarrë veten e për t’u rikthyer më e fortë në skenën politike. Lulzim Basha është i dënuar të qëndrojë përballë këtij kanceri të politikës shqiptare në emër të demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike, që Berisha po kërkon ta përdhosë, duke e degraduar si histori anti-perëndimore.

Sali Berisha që mendon se sot ka prekur qiellin, në fakt ka prekur fundin. Ai thjesht ka marrë pjesën e tij trushpëlarë të opozitës, me shpresë se me të do të çorodisë opozitën. Në fakt nuk çorodit më asgjë.

Krekosja e tij se tani PD e tij është më e fortë, më kujtoi një episod të vitit 2009. Duke qenë në luftë me Sali Berishën, një natë para Vitit të Ri ai më dogji makinën para pallatit, duke bërë kujdes të terrorizonte dhe fëmijët, në përpjekje për të krijuar gjendje terrori.

Dy miq të mi biznesmenë, të nesërmen më thirrën në drekë dhe po më qetësonin për atë që kishte ndodhur. Më pyetën çfarë veture kisha pasur dhe çfarë ngjyre kishte.

Kur ika, një prej tyre më tha.

-Merri këto çelësat. Ke një BMW thuajse të re, më e mirë se ajo që kishe, me atë ngjyrë. Vëri ato targat që kishe dhe vazhdo, se është makinë pa letra.

E mora në fakt dhe e mbajta derisa iku Berisha nga pushteti. Ishte shumë e mirë si makinë dhe nuk më dhimbsej po të ma digjte prapë, por kishte një problem. Ishte pa letra dhe nuk dilja dot jashtë. Si kjo parti e Berishës sot.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In