• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas 11 dhjetorit Berisha drejt shpalljes së partisë së re! Gati grupi parlamentar me LSI dhe zyrtarizmi i koalicionit Meta -Berisha

07/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pas 11 dhjetorit Berisha drejt shpalljes së partisë së re! Gati grupi parlamentar me LSI dhe zyrtarizmi i koalicionit Meta -Berisha
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha duket se po shkon drejt krijimit të një partie të re. Këtë të shtunë më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili është thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetës së tij.

Në këtë Kuvend, sikundër e ka pohuar edhe zoti Berisha, do të votohen ndryshimet në Statutin e PD dhe mes të tjerash pikë e axhendës është edhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Por kjo e fundit që të ndodhë është e pamundur, pasi Berisha dhe Kuvendi i 11 dhjetorit nuk kanë tagër.

Një gjë të tillë e tregon edhe refuzimi i Berishës për të matur forcat me Lulzim Bashën në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar, duke krijuar dyshime të forta se qëllimi i ish-liderit demokrat është krijimi i një formacioni të ri politik.

Gazeta ka mësuar se në korridoret e politikës ditët e fundit po flitet se Berisha do krijojë një pari të re, ku do mbledhë pas vetes të gjithë militantët dhe deputetët demokratë që e mbështesin. Mësohet se qëllim i vërtet i Berishës nuk është rrëzimi i Bashës dhe marrja e drejtimit të Partisë Demokratike, por krijimi i një partie të re.

Kjo pasi nëse ai do rimerrte PD-në, atëherë ai nuk do kishte kauza për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët, kështu që lindja e një formacioni të ri politik do ishte idealja për të. Në këtë kontekst mësohet se zoti Berisha nuk e ka zbuluar ende këtë plan, për shkak se i frikësohet një largimi masiv të militantëve demokratë që mbështesin atë dhe pritet që këtë lajm ta njoftojë pas 11 Kuvendit, kur edhe përplasje me Bashën do jetë në rrafshin juridik.

Pra, sipas informacioneve, mësohet se mbledhja e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor duket më shumë si një manovër për të fituar kohë dhe një tallje me demokratët, pasi Berisha do ndihet më komod në krye të një partie të re se sa në krye të Partisë Demokratike, ofiq ky të cilin do ta përdorë edhe si mburojë për interesat e tij personale, në raste se i hapen telashe me drejtësinë.

Aleanca me LSI në Kuvend

Por përfshija në partinë e re të deputetëve demokratë dhe militantëve që e mbështesin atë, nuk është i vetmi qëllim i Sali Berishës. Gazeta ka mësuar se në kushtet kur presidenti Ilir Meta ka dalë hapur në mbështetje të tij dhe në kushtet kur PD-ja dhe LSI-ja i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës, mësohet se ai ka qëllim që të bëjë aleancë me partinë e Kryemadhit.

Kjo e fundit sot që flasim ka 4 deputetë dhe nuk ka grup parlamentar. Kështu që mësohet se Berisha do të bëjë aleancë me LSI-në, ku përveçse do të grupohen bashkë me deputetët e Kryemadhit dhe ata demokratë që e mbështesin në një grup parlamentar, do t’i shpallin edhe luftë dyshes Basha-Rama.

Pra, krijimi partisë së re dhe aleanca me LSI janë dy projekte që Berisha pritet t’i vërë në jetë. Megjithatë, e gjitha kjo lëvizje e Berishës është deri diku edhe e imponuar, për shkak se përjashtimi i tij nga PD është çështje e mbyllur. Kështu që ai për t’u mbrojtur kundër amerikanëve apo edhe drejtësisë, do të krijojë parti të re dhe bëjë aleancë me binomin Meta-LSI.

Madje, sinjale se Berisha do përjashtohet nga PD-ja ka dhënë dje edhe deputeti demokrat, Arbi Agalliu gjatë një prononcimi për mediat. “Individë të cilët me veprimet e tyre, të përsëritura enkas që dëmtojnë interesat e një grupimi që quhet parti, siç është PD në këtë rast. Çdo individ që dëmton, apo pengon këtë mision të PD-së, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë merren masat që përcaktohen në statut”, deklaroi Agalliu. Sidoqoftë mbetet të shihet se në ditët në vijim se çfarë do ndodhë më konkretisht, sepse ekziston edhe mundësia që Berisha të marrë me dhunë drejtimin e PD./Rigels Seliman

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In