• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga Muho Asllani te Edona Bilali: Degradimi i përfaqësimit të Shkodrës në 30 vjet

04/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Nga Muho Asllani te Edona Bilali: Degradimi i përfaqësimit të Shkodrës në 30 vjet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dje kanë bërë xhiron e rrjetit, fotot e tangërllëkut të ministreshës së re të Edi Ramës, që e fryu tej mase në fushatën e 25 prillit- Edona Bilali.

E cila nuk zbriste nga makina pa ja hapur derën truproja, dhe në mes të bliceve të fotografëve dhe aparateve, gjithë qësendi uli këmbën në tokë, e mbështetur në taka aq të larta, sa nuk dukej si ministre e deputete që po hynte në seancë plenare, por si ndrikull që po shkonte në dasmë.

Mbahen mend mallkimet, natyrisht me arsye, e ndoshta mjaft me të drejtë, të shkodranëve në vitet 80 të shekullit të kaluar, ndaj Muho Asllanit, kreut të PPSH-së së Shkodrës, i cili sipas tyre kishte edhe veturë edhe makinë fuori stradë.

Kanë kaluar 40 vjet që atëherë, e fatmirësisht Muho Asllani është gjallë e i fortë, madje mjaft aktiv edhe në daljet mediatike, ku flet pa ju dridhur qerpiku për të gjitha ngjarjet e kohës së komunizmit ku ka qenë dëshmitarë.

Muho, është një qytetar i thjeshtë natyrisht që rron me pension, që në daljet e tij mediatike dëshmon se është më se modest e që nuk ka trashëguar asnjë pasuri nga pushteti dhe privilegjet, kur ai ishte jo vetëm njeriu më i rëndësishëm i pushtetit në Shkodër e Durrës për disa vite, por edhe pjestar i kupolës më të lartë komuniste, pra Byrosë Politike të PPSH.

Kurse Edona Bilali sapo u zgjodh deputete dhe kreu i PS për qarkun Shkodër, fut në punë dretoreshë të arsimit të të gjithë qarkut në Shkodër, gruan e kushëririt të parë, e cila jo vetëm kishte arsimin e mangët, por ishte rrëzuar në provimin kombëtar për të qenë mësuese.

Emëron në drejtoritë kryesore me lekë, kushëri, kunetër, njerëz të partnerit, apo miq e shokë. Përgjigjet me arrogancë për mediat që i publikon këto fakte, e me po aq arrogancë as nuk lëviz nga istikami, duke i mbajtur sërish në punë. E në kulmin e këtij tangërllëku bosh, bën atë spektaklin e djeshëm, që realisht i jep një imazh dërrmues Shkodrës, çfarë përfaqësuesi ka në kupolën më të lartë të pushtetit.

Edona në fakt, edhe pse është një nga modelet më të rrënuara të përfaqësuesve të Shkodrës në 30 vjet, nuk është ndryshe nga aradha e edonave të tjera: që nga Voltana, Jozefina e Senida, Kazazi apo Guraziu, Spahia e të tjerë “fanta” spathi që u bënë vetëm pasanikë e biznesmenë me paratë e politikës.

E duket si një dënim që vjen nga lart, nga fuqia universale, kur televizionet marrin shpesh Muho Asllanin në intervista, i cili veshur me kostumet e 1982 e që nuk ka ndryshuar fare për 40 vjet flet për bujqësinë, ndërtimet, futbollin, vaditjet, politikën, natyrisht me atë atavizmin krejt jashtë kohe, komunist, por që nga karakteri e logjika njerëzore është shumë lart këtyre turpeve që shohim nga edonat…/Pamfleti

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In