• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund edhe lufta kundër komunizmit

04/12/2021
in Blog
A A
Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund edhe lufta kundër komunizmit
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të naftës Taçi, ajo u shit nga njëri maniak tek tjetri, ku secili zhvati sa mundi, nga nafta e nëntokës sonë, taksat që duhej ti paguanin shtetit e deri tek pagat e papaguara të punëtorëve.

Miliarda Euro…

Tashmë, po i jepet dora e fundit. Po e shesin me “kile” në Metalurgjinë e Elbasanit. Ky është edhe fundi i industrisë së përpunimit të naftës në Shqipëri. Afera e Ballshit, është një histori që, nëse hetohet me themel, çon në burg dy qeveri.

Por tani për tani kemi halle të tjera…

Çmontimi dhe shkrirja e kësaj uzine i jep fund edhe kapitullit të çmontimit dhe asgjësimit të pasurisë publike vënë në regjimin komunist.

Uzina e Ballshit shkon atje ku shkoi para saj Azotiku i Fierit, që u çmontua në kohë rekord, për vetëm dy javë. Atje ku shkoi Uzina e Naftës në Cërrik, atje ku shkoi Uzina e Superfosfatit në Laç, atje ku shkoi edhe vetë Metalurgjiku, me një pasuri teknologjike të paimagjinueshme, edhe Kombinati i Tekstileve në Tiranë e Berat, edhe Uzina e Telave në Shkodër…

Atje ku shkuan edhe fabrikat e përpunimit të mineraleve, edhe fabrikat e konservimit dhe përpunimit të frutave e perimeve. Më herët kishim çmontuar e shitur edhe shinat e linjave hekurudhore, edhe shtyllat e linjave të telefonit…
Në kuadër të luftës kundër komunizmit, në fillim të viteve ’90 ne shkatërruam edhe vreshtat, palantacionet me pemë frutore, plantacionet me agrume, mijëra pemë ulliri, mijëra hektarë pyje…

Dhe ja, më në fund e hoqëm edhe uzinën e përpunimit të naftës. Tani nuk ka më asgjë në këmbë nga ajo që ndërtuam me djersë e me gjak për gjysmë shekulli komunizëm. Në këmbë kanë mbetur vetëm komunistët e shndërruar në kapitalistë, me pasuritë e komunizmit.

Për tri dekada punojmë jashtë dhe me paratë e fituara blejmë nga jashtë edhe bukën, ushqimet, frutat, rrobat, këpucët, çorapet, çizmet e llastikut, portokallat, plehrat kimike, salcën e domates, llampat, celësat e dritave, gozhdët, kovat dhe legenat, stilolapsat, letrën, lugët e pirunat,….

Padyshim, industria e rëndë, shpesh jo rentabël, nuk mund të mbahej në këmbë. Por industria ushqimore, industria e plehrave kimike mund të ishin efektive… padyshim edhe ajo e naftës.

Tashmë nafta thjeshtë do të shitet nga kompanitë e huaja që e thithin nga nëntoka, të cilat në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdojmë të mos i paguajnë taksa shtetit.

Ndërsa ne do të vazhdojmë të emigrojmë, duke lënë pas vetëm politikanët dhe maskarenjtë, që u pasuruan me pasurinë kombëtare.

Share240Tweet150


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In