• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bamir Topi reagon pas fotos së Berishës me Hoxhën: Ka qenë besnik i ish-diktatorit dhe të gjithë e dinë që është komunist, ja si refuzoi ligjin e lustracionit

04/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
A po kthehet Bamir Topi në PD? Ish- presidenti shpjegon “hapjen” e Lulzim Bashës dhe sulmon Ramën

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, gjate nje pritje ne Pallatin e Brigadave, me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi foton e publikuar dje në media, ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të diktatorit dhe familjes së tij.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-presidenti Topi theksoi se nuk është surprizuar nga ky lajm, pasi sipas tij, të gjithë e dinë që Berisha ka qenë besnik i ish-diktatorit Hoxha dhe komunist i devotshëm.

Madje, ai e ka lidhur fotografinë me platformën e Katovicës, sipas të cilës, pas rrëzimit të komunizmit në vendet lindore të Evropës ish-komunistët do ishin përsëri në pushtet në një formë tjetër.

“Ka disa rubrika si “Foto që flasin vetë”, apo edhe “Një foto sa 1 mijë fjalë”. Kjo është foto sa një mijë fjalë. Çfarë të them unë? Shiko, të gjithë politikanët pas vitit 1990 nuk janë prodhuar nga institute të kualifikuara për politikë.

Secili erdhi nga profesione të ndryshme. Zgjidhjet politike nuk kanë qenë më të mençurat, por kanë qenë nga rrethanat apo papjekuria. Çështja është se askush nuk e kthen kokën se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri nga orientimet që Gorbaçovi i dha në prag të ndryshimeve të mëdha për të gjitha vendet e Lindjes”, deklaroi ai.

Po ashtu, ish-presidenti Topi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në vitin 2006 refuzoi miratimin e ligjit të lustracionit.

Keni një analizë shumë realiste të profesor Servet Pëllumbit. Përse nuk e ktheni kokën atje për të parë kush hyri në politikë, nga hynë dhe sa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kishte në prurjet në politikë, edhe të krahut të djathtë, dhe përse nuk u bë ligji për bashkëpunëtorët dhe lustracionin.

E kërkova në vitin 2006 lustracionin së bashku me zotin Majko dhe u pengua kjo nismë. Këtu nis e gjitha te “Katovica”, u shpreh ai. Ndërkohë Topi ka bërë edhe shpjegimin konkret të fotografisë, duke shquar edhe emra të tjerë që janë fiksuar në këtë fotografi.

“Unë shikoj në këtë foto Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxhën në pritje, domethënë ata që e kanë pritur profesor Isuf Kalon, Sali Berishën dhe i treti është ish-kryetari i Urdhrit të Mjekëve, Dine Abazi”, nënvizoi Topi.

Share211Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In