• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha shantazhon Bashën dhe qeverinë me trimëri imagjinare: Do nxjerr me radhë dosje të tjera! Garanton devollit se sa të jetë Saliu projekti 2 miliardë euro i Portit të Durrësit nuk do bëhet

03/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha shantazhon Bashën dhe qeverinë me trimëri imagjinare: Do nxjerr me radhë dosje të tjera! Garanton devollit se sa të jetë Saliu projekti 2 miliardë euro i Portit të Durrësit nuk do bëhet

Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise. /r/n/r/nSali Berisha and DP leader Lulzim Basha, leave the Presidential Headquarters, after following the inauguration of Ilir Meta, as the new Albanian President. Ilir Meta, 47, a former speaker of parliament and prime minister is Albania's seventh President since the country toppled communism in 1990.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja me demokratët në Bilisht se Lulzim Basha rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale pas hetimeve për dosjen “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Po ashtu, Berisha ka treguar bisedën që ka pasur me kreun e PD-së, pasi ky i fundit bëri deklaratën në Kuvend se do të vijnë në Shqipëri “Toyota Yaris” me euro, deklaratë që më vonë rezultoi e vërtetë.

Berisha e paralajmëroi se do të dalin dosje të tjera ndaj kreut të PD-së. Po ashtu ai u shpreh, “projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen.

“Në qoftë se në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat kë keq, kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti.

Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegimet për “Toyota Yaris”, të japë shpjegimet për dosjen “Muzin”. Sikundër e garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj këtu se projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit.

Por të ndalemi për një moment! Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë prej ditësh në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyota-sh 5 mln euro dhe do i presë politikisht Taulant Balla. Deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi. E pyes i them, “Zotëri, a më thua pak si e bëre këtë deklaratë”.

Tha “është e sigurtë që do vijnë”. Thashë “kur është e sigurt, si mund të dekonspirosh ti operacionin sepse ata që vijnë, ata ndiqen dhe ti faktikisht futesh në vorbullën e kësaj organizate kriminale me deklaratën që bëre”. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që mos hyjnë në Shqipëri, paralajmërim i atyre që po e prisnin që mos dilni me e prit. Jo tha se e ndjekin me GPS dhe nuk ndodh kjo.

Në fakt ata erdhën, doli fjalë për fjalë, por ata që duhet t’i prisnin nuk dolën me i prit, ata ikën. Hapet dosja merret në pyetje pengkryetari për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë Edi Rama i mbylli dosjen pengkryetarit. Mirëpo dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës kishte nisur hetimet. Atë dosje nuk ia mbyllte Rama. Nëse Rama pengu i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot dhe këto kohë gazetarët investigativë zbulojnë dokumente autentike në të cilat ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Kjo ka ndodhur në vitin 2019, ka vazhduar në vitin 2020 dhe ka vazhduar në vitin 2021.

Tani, fjala është e drejtësisë belge e cila e kishte marrë një herë në pyetje peng kryetarin dhe ky ishte zotuar që do të flas para drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk varet nga Edi Rama, është drejtësi e pavarur dhe ajo ka nuhatur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal.

Dua t’i kërkoj në emrin tuaj, jep dorëheqjen, mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka kursyer, të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë e vërteta është që deri më tani rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, tha Berisha.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In