• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A po shkohet te arrestimi i Berishës? Frrok Çupi paralajmëron prangosjen e ish-kryeministrit në 8 dhjetor, e mbështet edhe kreu i Unionit të Gazetarëve

02/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
A po shkohet te arrestimi i Berishës? Frrok Çupi paralajmëron prangosjen e ish-kryeministrit në 8 dhjetor, e mbështet edhe kreu i Unionit të Gazetarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha po i afrohet Kuvendit të 11 dhjetorit ka nisur të qarkullojnë zëra se mund të kemi arrestimin e tij. Është folur gjatë se në SPAK ka një sërë dosjesh të bujshme dhe në korridoret e politikës po flitet çdo ditë e më shumë se ish-kryeministri mund të përfundojë në bankën e të akuzuarve.

I pari që ka paralajmëruar këtë gjë ishte analisti Frrok Çupi i cili në një dalje televizive deklaroi se ish-kryeministri do të arrestohet nga Prokuroria e Posaçme. Sipas tij, Berisha nga data 8 dhjetor, 2 ditë para Kuvendit Kombëtar, do të jetë brenda në burg pasi do të jetë arrestuar nga SPAK.

Po ashtu Çupi u ndal edhe tek Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit për të cilin u shpreh se Berisha di vetëm të shtyjë gjërat e t’i mbajë demokratët në këmbë duke dhënë premtime që nuk do ti mbajë dot. “Mendoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, i arrestuar nga SPAK.

të ndodhë sigurisht Kuvendi i 11 dhjetorit nëse Berisha nuk është i ftuar në SPAK. Do të ndodhë që të bëjë një tortë të madhe siç e ka zakon. Unë flas jo pa informacion. Nëse do të ndodhë që Berisha do të mbledhë ata njerëzit, sigurisht ai do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do ti thojë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan.

Kështu e ka shtyrë gjithë jetën, shihni ligjin e pronave, u lanë në mes të rrugës intelektualët, shihni të ish-të përndjekurit. Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se më ke thënë se do të bëhem ministër e tani nuk më bëre”, tha Çupi.

Çipa: Mund të ketë proces juridik ndaj Berishës

Nga ana tjetër të njëjtën linjë ka ndjekur edhe analisti e kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, i cili u shpreh se mes datave për 2 kuvendet që pritet të mbahen, mund të ketë një proces juridik. Sipas tij rrugëtimi i Berishës mund të ndalojë dhe kjo mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Po ashtu ai u ndal edhe tek mbajtja e kuvendeve për të cilët u shpreh se janë asimetrike pasi njëri prej tyre nuk do të jetë formal duke iu referuar kështu Kuvendit të datës 11 dhjetor, pasi Berisha nuk e ka logon për një PD formale. “Mendoj që do të kemi një Kuvend entuziast, që do zhvillohet nga mënyra komuniste që ka bërë fushatën Sali Berisha. Do kemi edhe një Kuvend modest dhe të kuruar nga ana formale, që do zhvillojë Lulzim Basha. Gjithsesi, para këtyre dy datave, mund të kemi edhe zhvillime të tjera.

Mendoj se mund të kemi edhe një proces juridik, që mund të ndryshojnë rrjedhjen e këtyre ngjarjeve. Nëse do kemi dy kuvende kombëtare, njëri nuk do të jetë formal. Logoja që përfaqësohet nga Lulzim Basha, është ajo që përfaqëson PD-në formale. Nga ana tjetër kemi Sali Berishën që i është rikthyer aktivizimit politik. Kemi të bëjmë me dy kuvende asimetrike.

Këto janë dukuri tipike të tranzicionit. Por kemi edhe një faktor të tretë, që është faktori ndërkombëtar, që përfaqësohet nga politika e SHBA, përmes ambasadës në Tiranë. Kjo lojë për fatin e PD është e pashkëputur nga interesimi i politikës amerikane. Partneriteti amerikan me Shqipërinë, nuk është një rast i përgjithshëm, është një rast i veçantë. Ne ekzistojmë sepse kemi patur këtë partneritet”, tha Çipa.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In