• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Data 18 makthi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, lufta nga Kuvendi i PD deri te gjyqi për shkarkimin e presidentit

29/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Data 18 makthi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, lufta nga Kuvendi i PD deri te gjyqi për shkarkimin e presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta dhe Sali Berisha rrezikojnë që brenda një muaji të dalin tërësisht jashtë loje nga jeta politike shqiptare.

Të dy duket se janë bërë bashkë për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD dhe më pas PD e LSI të bashkohen kundër qeverisë, por mot i keq duket në horizont si për presidentin ashtu dhe për ish-kryeministrit. Numri i pafat për ta duket se është numri 18. Si për koicidencë, më 18 dhjetor Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin e PD dhe aty pritet që Berisha të përjashtohet nga partia.

Me këtë lëvizje, çdo tentativë e mëpasshme e tij është nul pasi nuk do jetë anëtar i PD. Por fiks një muaj më pas dhe në 18 janar, mblidhet Gjykata Kushtetuese dhe vendos për shkarkimin e presidentit. Meta duket se i trembet shkarkimit dhe ka nisur luftën, por duket se në prapaskenë po punojnë dhe amerikanët, si për presidentin ashtu dhe për ish-kryeministrin.

Vetë Berisha dhe Basha në deklaratat e fundit kanë pranuar se kërkesa e SHBA nuk ishte vetëm përjashtimi i ish-kryeministrit nga grupi, por që ai të mos shkelë më në Parlament dhe PD të distancohet totalisht prej tij. Kjo do të thotë se amerikanët mbështesin nismën e Bashës për ta përjashtuar Berishën nga partia dhe po ashtu po i japin garanci të fortë liderit demokrat që të mos tërhiqet nga kjo betejë.

Nga ana tjetër kemi Kushtetuesen, e cila ka 7 anëtarë dhe disa emra janë nën ndikimin e presidentit. Por gazeta ka mësuar se amerikanët po luftojnë fort që kjo gjykatë të ketë së paku 8 anëtarë. KED ka miratuar deri tani 3 emra për 2 vende vakante dhe me shumë gjasë brenda muajit do bëhet emërimi i tyre.

Nëse ndodh kjo, Vitore Tusha largohet dhe prishen balancat duke vështirësuar ndikimin e presidentit. Pra data 18 mund të sjellë një goditje të fortë për ta. Berisha mund të largohet nga PD pas 30 vitesh dhe Meta të shkarkohet duke dalë politikan i lirë pa asnjë lloj imuniteti.

Beteja e Metës dhe Berishës

Prej disa muajsh flitej në korridoret e politikës se Berisha kishte mbështetje nga presidenti, por ky i fundit doli tashmë hapur. Meta e ka sulmuar disa herë liderin demokrat, ndërkohë që mbështet tezat e ish-kryeministrit. Por pse janë bërë bashkë presidenti dhe ish-kryeministri?

Berisha u shpall i padëshiruar nga amerikanët dhe frika më e madhe e tij është se mund të ketë surpriza nga drejtësia e re. Madje në foltoren e Laçit ai tregoi se i trembet një hetimi të mundshëm nga SPAK.

Berisha u kujdes tu dërgonte mesazhe të koduara prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër nëse presidenti shkarkohet në janar, është akoma dhe më i rrezikuar. Amerikanët mund ta shpallin person të padëshiruar dhe nga ana tjetër ai nuk do ketë asnjë lloj imuniteti politik, pasi do jetë pa funksion.

E vetmja gjë që mund të bëjë është të marrë drejtimin e LSI. Pra skenari që po ndjekin të dy politikanët është se synojnë që Basha të largohet nga PD dhe Berisha të marrë kreun e saj dhe të lidhë koalicion me LSI. Në këtë mënyrë të dy drejtojnë opozitën dhe qëllimi final është ta çojnë vendin në trazira për të rrëzuar qeverinë dhe marrë pushtetin. Ka dhe nga ana që thonë se Berisha ka projektuar Metën për kryeministër. Por “ëndrrat” e tyre varen nga data 18, e cila mund të kthehet në makth për Presidentin dhe ish-kryeministrin./Kliti Topalli

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In