• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Llumi i polihajdutëve do mbijetoj në Shqipëri! Politika shpëton veten nga hetimet për pastrim parash: Në skaner vetëm zyrtarët e 3 viteve të fundit, amnistohen ish-ministrat, ish-deputetët dhe të afërmit e tyre

29/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kryemadhi zbulon varfërinë e shqiptarëve: U habita nga zymtësia e jetës nga Paskuqani në Laprakë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare duket se po përdor të gjitha manovrat për të qëndruar larg drejtësisë. Reforma në drejtësi po avancon, por gjatë hartimit të saj pati shumë tentativa për të amnistuar politikën.

Një ndër ndryshimet më flagrante ishte se u bllokua rihapja e hetimeve për emrat e gjykuar, duke amnistuar shumë zyrtarë. Por ajo që bie në sy është se politika e ka përjashtuar veten edhe nga ligji i pastrimit të parave. Në Kuvend ka shkuar një projektligj që ndryshon shumë nene, duke futur një detajim të personave të “ekspozuar politikisht”.

Në nenin 2 të ligjit përcaktohet qartë se cilët individë mund të quhen të lidhur politikisht dhe dyshohet mund të pastrojnë para për shkak të funksionit. Në këtë kategori futen deputetë, ministra, kryeministra, drejtorë, presidenti, etj. Por interesant është fakti se me ndryshimet në ligj bëhet një kufizim kohor. Të lidhur politikisht do të cilësohen vetëm, ata individë që janë në funksion ose janë larguar nga funksioni vetëm 3 vite e fundit.

Nëse rastësisht hetohen ish-ministra, ish-deputetë, apo ish-drejtorë që janë larguar nga funksioni në 2018, ata nuk do hetohen për pastrim parash lidhur me funksionin. Po ashtu nëse hetohen të afërm të tyre për pastrim parash, nuk do shtrihen hetimet deri te ish-politikani.

“Personat e ekspozuar politikisht”, në kuptim të këtij ligji, janë: b) individët, të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme si brenda vendit apo jashtë vendit, në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, të tillë si:

kryetar shteti dhe/ose qeverie, ministra, zëvendësministra ose pozicione të ngjashme me to, anëtarë të Kuvendit ose organeve 3 legjislative të ngjashme, politikanë të lartë, anëtarë të organeve drejtuese të partive politike, gjyqtarët e gjykatave të larta ose kushtetuese si dhe çdo gjyqtar i një gjykate, ndaj vendimeve të së cilës nuk mund të ushtrohen mjetet e zakonshme të ankimit, anëtarët e organeve drejtuese të bankave qendrore, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë si dhe oficerët me gradë madhore në Forcat e Armatosura, drejtuesit e lartë dhe/ose anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive shtetërore, si dhe drejtorët, zëvendësdrejtorët ose anëtarët e bordit ose çdo pozicion tjetër i ngjashëm me to në një organizatë ndërkombëtare.

Individët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, do të konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 (tri) vite pas largimit nga funksioni’”, thuhet në ligj.

Frikë nga SPAK dhe BKH?

Me ndryshimet që ndodhin në ligj, i jepet më shumë akses Byrosë së Hetimi dhe SPAK që të godasin pushtetarët që pastrojnë para. Të jetë kjo vallë frika e pushtetarëve? Sipas ndryshimeve në nenin 22, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave shkëmben informacion me organet e Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës, për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale, financimit të terrorizmit, si dhe mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe me to. Pra, pjesë është bërë dhe BKH.

Ky organ, po ashtu do të jetë pjesë e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave. “Komiteti drejtohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka ministrin e Financave dhe Ekonomisë, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në ligj.

Përmes ndryshimeve në ligj, janë forcuar masat sa i takon transfertave bankare, sidomos jashtë vendit dhe në parajsat fiskale.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In