• Kontakt
Monday, November 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Zhduken nga kasaforta e Palokës formularët e ‘Foltores’

25/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Çfarë ka ndodhur? Zhduken nga kasaforta e Palokës formularët e ‘Foltores’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë pasi gazetarët e emisionit investigativ firmosën në “foltore”, disa “delegatë”, të cilët rezultonin se kishin firmosur, pohojnë se u është falsifikuar nënshkrimi. Një akuzë e rëndë, pasi persona konkret dëshmojnë për falsifikime.

Zbulimi u bë disa ditë më parë, në momentin që në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shkoi deputeti Agron Shehaj. Ky i fundit verifikoi firmat e delegatëve të zonës 5 dhe 7 në Tiranë, ku dhe u zgjodh deputet. Ai mori në telefon pjesën më të madhe të delegatëve, duke i marrë emrat nga formularët në zyrën e Palokës.

Dhe, një prej tyre ka qenë z.Bujar Kula, i cili është sekretar i grup seksionit 3, në degën nr.5. Ai thotë se në datën 23 nëntor është telefonuar nga z.Agron Shehaj, pasi emri i tij figuronte si një nga firmëtarët për mbledhjen e Kuvendit të PD-së në datën 11 dhjetor. Por, në një intervistë për “Fiks Fare”, z.Kula thotë se “nuk e kam firmosur atë formular”. Më tej thotë se firma i është falsifikuar, pasi në asnjë moment nuk ka nënshkruar formularin.

“Ma kanë falsifikuar. I thash z.Shehaj, për të cilin kam punuar në zgjedhje, se do e çoj deri në fund. Do e denoncoj. U trondita shumë dhe kam shkuar disa herë në zyrën e z.Paloka për të parë këtë formular. Por, s’kam marrë asnjë informacion” thotë ai.

Ai pohon se disa persona i kanë shkuar në biznesin privat dhe i kanë kërkuar që të firmosë një formular, por “kam vetëm formularë të paplotësuar. S’kam firmosur dhe plotësuar ndonjë formular”.

Pas këtij pretendimi, gazetarët e Fiks Fare shkuan në selinë e Partisë Demokratike për të pyetur z.Paloka nëse gjendet apo jo formulari i z. Bujar Kula dhe zonjës znj. Freskida Rapo. Z.Paloka i vuri në dispozicion gazetarëve listat e njësisë nr.5, ndërsa pas verifikimit të të gjithë fletëve, formulari i z.Kula dhe znj. Rapo nuk gjendej në “dosje”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, tha se ai është “vetëm magazinier” dhe kushdo që do të verifikojë listat të shkojë dhe ti verifikojë. “Këtë ka bërë edhe z.Agron Shehaj. Ka qendruar për 5 orë në zyrën time dhe ka marrë në telefon delegatët.

Z.Shehaj ka pasur një listë të vetëm me numra telefoni dhe verifikonte listën me formularët. Formularët s’kanë pasur numra telefoni dhe bënte ballafaqimin” tha Paloka, ndërsa pyetjes se si u mor në telefon z.Kula ai thotë se “këtë informacion e di vetëm z.Shehaj”. Ai thotë se i ka vënë në dispozicion të gjithë listën dhe verifikimin e bëri z.Shehaj. “Duhet t’ia kërkoni atij, nuk e di si janë marrë në telefon” thotë Paloka.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiksit telefonojnë z.Shehaj, i cili pas verifikimit të datës 23 nëntor 2021 tha se “98 % e të telefonuarve prej tij konfirmuan se kishin firmosur”. Por, z.Shehaj nuk pranoi të jepte shpjegime për emrat e dy delegatëve, z.Bujar Kula dhe znj. Freskida Rapo. Ai tha se “më shkruani t’ju jap intervistë”. Por, edhe pse gazetarët e “Fiks Fare” i shkruan, sërish deputeti nuk pranoi të jepte shpjegime.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Historiani dhe kameleonët sot … A kanë ndryshuar kameleonët e pushtetit?

VIDEO/ Historiani dhe kameleonët sot … A kanë ndryshuar kameleonët e pushtetit?

22/11/2026
Aktori me zërin brilant Piro Malaveci festoi 81 vjetorin e lindjes

Aktori me zërin brilant Piro Malaveci festoi 81 vjetorin e lindjes

20/11/2026
95 vjetorin e lindjes të aktores së madhe Marika Kallamata! Do të na kumboj gjithmonë zëri i ëmbël i gjyshes së përrallave

95 vjetorin e lindjes të aktores së madhe Marika Kallamata! Do të na kumboj gjithmonë zëri i ëmbël i gjyshes së përrallave

19/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In