• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Dështimi i Ilir Metës për të përdorur SPAK kundër Dvoranit

23/11/2021
in Blog
A A
Dështimi i Ilir Metës për të përdorur SPAK kundër Dvoranit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Dy vjet më pare, në kulmin e angazhimit politik të Ilir Metës kundër reformës në drejtësi dhe rezistencës për të kontrolluar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, që do të kishte në dorë fatin e tij, ai paditi Adrian Dvoranin, kreun e Këshilit të Emërimeve në Drejtësi, për shpërdorim detyre, pasi sipas tij, kishte çuar për botim në fletoren zyrtare një vendim që nuk i takonte ta çonte dhe kishte dërguar listat për emërime në distancë kohore, që të krijonte konflikt mes emërimeve të presidentit dhe Parlamentit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

SPAK, i cili mori denoncimin banal të Ilir Metës, në të vërtetë nguroi për një kohë të gjatë ta sprapste kërkesën pa asnjë arsye juridike, duke i dhënë oksigjen propagandës së Ilir Metës kundër reformës në drejtësi.

Qëllimi i Ilir Metës ishte që përmes padisë, Ardian Dvorani të konsiderohej person nën hetim dhe të përdorej kjo padi, për ta penguar që të mos kandidonte sërisht për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky ishte dhe objektivi i Ilir Metës. Në denoncimin e tij për shpërdorim detyre nuk ka asnjë element të veprës penale, pasi të dyja “faktet” nuk ekzistojnë realisht. As ekziston ndonjë fakt që Dvorani ka çuar për botim në fletore zyrtare një njoftim emërimi, dhe as është vepër penale fakti që propozimet kanë shkuar të ndara në periudhë kohore, pasi interpretimi i ndryshëm nuk është çështje kohore, por çështje opinionesh.

Parlamenti dhe Ilir Meta e interpretojnë në mënyrë të ndryshme atë dispozitë ligjore dhe nëse ua çon në një ditë, edhe nëse ua ndan në ditë të ndryshme, njësoj do mbajnë qëndrim ndaj tyre.

Pra padia e Ilir Metës ndaj Dvoranit kishte objektiv shmangien e tij nga kandidimi për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, dhe nga ana tjetër për të treguar mosdakordësinë e tij me mbështetjen e SHBA ndaj Dvoranit, pasi e vlerësuan atë si një nga 12 kampionët të drejtësisë në botë.

Pra ishte një hakmarrje e dyfisht ndaj Dvoranit dhe SHBA.

E vetmja gjë përse vlen kjo këmbëngulja e Ilir Metës ndaj Dvoranit dhe kjo “përfillja” e madhe e SPAK ndaj denoncimeve të tilla për manovra politike, është sikur SPAK të përdorë të njëjtat kritere ndaj shpërdorimit të detyrës nga Ilir Meta si president, dhe pasojat që i ka sjellë shoqërisë shqiptare.

Nëse merren arsyet e paraqitura nga Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, aty janë të renditura disa veprime të rënda antiligjore të presidentit, që për nga dëmi që kanë shkaktuar dhe qëllimi për të cilat janë kryer, janë të dënueshme me ligj.

Jo më larg se dje Ilir Meta ka pranuar publikisht, madje duke dhënë dhe detaje, se ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ka rrezikuar futjen e vendit në luftë civile, se ka dashur të ndihmonte Lulzim Bashën të dilte nga kriza politike ku kishte hyrë. Ky është një fakt që provohej dhe atëhere kur ndodhi, por tani pohohet nga vetë autori.

Pra nëse SPAK është po aq formal ndaj Ilir Metës duke u nisur nga arsyet e renditura prej Parlamentit për shkarkimin e tij, sa ka qenë formalisht kundër një gjyqtari me të cilin Ilir Meta ka konflikt personal, pasi ka gjykuar një rast të tij, Ilir Metën duhet ta presë me pranga sapo të mbarojë mandatin e presidentit, ose sapo t’ia ndërpresin atë.

Ndoshta dhe e ka këtë plan dhe nuk e dimë, por përfillja e madhe e Metës, duke u “menduar” 2 vjet për të thënë që Dvorani nuk ka asnjë lidhje me këto akuza, është një mënyrë për t’i dhënë oksigjen gënjeshtrave të Ilir Metës dhe shantazheve të tij ndaj drejtësisë shqiptare. Nga e cila ndjehet i rrezikuar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In