• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Një monstër që nuk mund ta shohësh me sy”! Frrok Çupi bën deklaratën e fortë: Berisha ndodhet para vdekjes së tij politike

23/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha i drejtësisë së plepave në “ekstazë”! Sulmin ndaj reformës amerikane: Shqiptarët s’po besojnë më tek drejtësia, ishte dështim historik, jam i tronditur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha është një politikan që ka gënjyer që ditën e parë që u përfshi në politikë, sipas analistit Frrok Çupi.

I ftuar në “Top Talk”, analisti është treguar i ashpër në komentin e tij, kur e ka quajtur ish-kryeministrin Berisha, një politikan që çdo gjë që ka bërë në karrierën e tij politike ka qenë alibi. Madje ai shkon më tej kur thotë se Berisha nuk ka qenë themelues i Partisë Demokratike.

“Po të hysh në arketipin e Berishës, gjithë jeta e tij është alibi. Krijoi alibinë që është njeri i ndershëm, dhe doli që është më i korruptuari në tërë këtë histori. Ka alibinë që është themelues i Partisë Demokratike, në fakt ka qenë kundër themelimit të kësaj partie.

Sali Berisha erdhi në kohën kur sapo ishte themeluar PD-ja dhe u tha studentëve që e themeluan se nuk duhet parti. Kishte ardhur nga Ramiz Alia. Është një histori e njohur dhe e stërnjohur. Jam vetë dëshmitar. Ishte kundër themelimit të një partie.

Ai ishte pro pluralizmit të mendimit dhe të odave. Gjithë kapaciteti politiko-intelektual-pluralist i Berishës ishte e përqëndruar tek oda. Berisha gjithçka e ka alibi. Është një histori e tërë që e dëshmon!”

Berisha, që dha dorëheqjen nga drejtimi i së djathtës, që në vitin 2013, ku humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, ka shprehur hapur vullnetin e tij për t’u rikthyer në krye të partisë. Në foltoret që ka zhvilluar me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ai është shprehur se “duhet të rrëzojmë kreun aktual Lulzim Bashën”.

Por, sipas Çupit, as që mund të imagjinohet se Berisha mund të rikthehet sërish në qeveri:

“Te foltorja, gjysma janë të njëjtët persona që shkojnë në çdo rreth, të tjerët as nuk janë anëtarë të forumit. Edhe sikur të gjithë këta të jenë demokratë, prapë mbeten disa salla. Ndërsa Basha nga ana tjetër ka një mandat, ka të drejtën e legjitimuar, ka me vete një detyrim kombëtar për të qëndruar përballë këtyre njerëzve.

Ajo që mund të them është se Basha një ditë do të largohet, por po aq e vërtetë është se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk vijnë më në politikë.

A mund të imagjinohet që të kemi një ditë sërish Sali Berishën në krye të shtetit? Kurrë!”

Berishën si politikan, analisti e cilëson një krijesë tërësisht boshe:

“Berisha as mendimtar nuk është, as lexues nuk është. Të tëra këto kanë qenë alibi. Berisha është një njeri bosh, me boshllëkun e tij ka ardhur deri më sot. Tani ndodhet para vdekjes së tij (jo fizike). Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të.

Ne po shikojmë si po “dekompozohet” ky njeri, që edhe pse ka qenë në krye të shtetit, një ditë bëhet një monstër që nuk mund ta shohësh me sy. Është krejt i përhumbur. Flet në mënyrë të pandërgjegjshme”.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In