• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nis “Foltorja”e re në Presidencë

22/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Nis “Foltorja”e re në Presidencë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Prej disa ditësh, Ilir Meta është kthyer nga pushimet e gjata që nisën prej 25 Prillit ku do të priste duar votuesish dhe sosën kur në PD debati i brendshëm është më i nxehtë se kurrë. Në përplasjen Basha-Berisha për drejtimin e Partisë Demokratike, duket se Presidenti po përpiqet t’i vijë në ndihmë pikës së tij të dobët, Doktorit.

Sot, Ilir Meta ka vendosur të reagojë më gjatë se radhët në Facebook që shpesh ia delegonte këshilltarit. Ai ka zgjedhur të sulmojë Lulzim Bashën kryesisht për ‘nderet’ që Meta thotë se i ka bërë, por që s’ia ka kthyer mbrapsht.

Në fakt, mëria e tij mund ta ketë zanafillën që në organizimin e kampit opozitar në 25 Prill pa LSI-në në listat e PD-së. Ftohja që pati Basha dhe Kryemadhi bënë që LSI të kthehet 17 vite pas, në pikën zero kur edhe u themelua. Sot, falë distancimit të Lulzim Bashës nga LSI, kjo e fundit ka 4 deputetë. Pa e komentuar cilësinë e tyre.

Njësoj si Sali Berisha, Presidenti ka vendosur ta godasë Lulzim Bashën tek zgjedhjet. Më saktë, duket se Meta dhe Berisha i kanë koordinuar anatemimet ndaj Bashës.

Nëse Berisha e akuzon për 25 Prillin se heshti për ‘masakrën zgjedhore’, Ilir Meta i është turrur kreut të PD-së për 13 Tetorin. Në thelb, Presidenti thotë se pasi caktoi 13 Tetorin për zgjedhje lokale duke çdekretuar 30 Qershorin, Lulzim Basha nuk iu përgjigj datës së re dhe nuk e regjistroi partinë në KQZ.

Për ta kuptuar pse Meta është rreshtuar njësoj si Foltorja kundër Bashës, mjafton të kujtojmë se ishte Ilir Meta ai që e ndoqi me Gjykatë Kushtetuese e me Venecia deri në pikën e fundit çështjen e kushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale.

E pra, është e pamundur që Presidenti edhe pse e dekretoi 13 Tetorin për hatër të Bashës, shkoi e ndoqi në çdo hallkë të drejtësisë për pasion. Sepse që t’ia ketë kërkuar Basha, këtë s’e pranon as vetë.

Teksa Berisha u qan hallin demokratëve që vinin në Tiranë dhe mbyteshin me gaz lotsjellës, Ilir Meta ka zgjedhur të vajtojë për policët. Të hënën në mbrëmje, Presidenti që bënte si shurdh-memec pak vite më parë kur Tirana digjej, përmendi sot dhunën ndaj Policisë, përmendi gishtin e prerë të Ina Nukës dhe syrin e një efektivi tjetër që ia nxorën vendit demokratët. Gjithmonë duke e shoqëruar me gjysmë të vërtetën se dhunën e kishte organizuar Lulzim Basha.

Meta, si Berisha, i kujtoi sot indirekt kreut të PD-së edhe dosjet.

“Nëse zotëria i ka kurdisur këto fjalë me ndonjë qëllim, se është në hall, është në detyrë, është në borxhe që nuk i lan dot si duket, unë i them që Ilir Meta nuk të ndihmon dot, jo se s’kam dëshirë, por s’i kam mundësitë” – tha sot kreu i shtetit. Për herë të parë pra, Ilir Meta flet për halle personale të Lulzim Bashës, e jo të opozitës.

Në fakt, është e drejta e Ilir Metës të organizojë foltore nga presidenca sa herë të dojë, madje mund ta ftojë edhe Sali Berishën në seli. E ka bërë me dhjetëra herë gjatë presidencës së tij, me apo pa shkak. Madje Berishës ia jepte dorën një herë kur hynte në zyrën e tij, e dy herë kur dilte jashtë saj duke e pëcjellë gjer te dera kryesore. Asgjë nuk na çudit më nga ky shejtan-budalla që mendon se meqenëse bëri 6 muaj pushime, e kemi harruar se cili është.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In