• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kush flet i pritet gjuha”! Roland Bejko nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe i’a numëron ‘një për një’ Berishës: Agjent i infiltruar i Sorosit dhe …

21/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Kush flet i pritet gjuha”! Roland Bejko nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe i’a numëron ‘një për një’ Berishës: Agjent i infiltruar i Sorosit dhe …
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas ultimatumit që lëshoi dje ish-kryeministri Sali Berisha dhe ata që mbështesin ‘Foltoren e tij’.

Me ironi Bejko shkruan se të gjithë ata që nuk do i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit janë agjentë të Sorosit dhe të infiltruar të Ramës brenda PD-së.

Postimi i plotë:

Si e lexova komunikatën e djeshme për shtyp, dalë nga zyrat e agjipropit të “Faltores” , dhe një autokritikë e ndjerë nga ana ime.

1.
“Armiqtë e brendshëm, në bashkëpunim me ata të jashtëm, spiunë të agjenturave të huaja, veçanërisht atyre amerikane, (Soros), kanë dashur të eleminonin fizikisht jo vetëm Partinë tonë heroike, por edhe vetë Liderin Suprem- historik të saj.

Por, më në fund ne i zbuluam ata, dhe më datë 11 dhjetor, gjyqi i popudhit, do t’u japë dënimin e merrituar.

Ndaj urdhërohen të gjithë deputetët e grupit parlamentar që nuk janë të bindur ende se peng- Krietari i ka tradhëtuar, t’i bashkohen sa më parë frontit demokratik të ” Faltoreve” rreth Liderit Suprem SOT, se përndryshe, NESËR do të jetë vonë.

Ndaj, nëse nuk bëhen pjesë e “KRYE-FALTORES” më 11 dhjetor, ata do të konsiderohen puçistë, agjentë të Sorosit, dhe gjyqi i popudhit, dhe jo Lidei Siprem,do t’u japë dënimin e merituar duke mos i zgjedhur më deputetë”

Kjo komunikatë është shpërndarë dje nga Syri-Veshi-Hunda-Goja-Zëri i Partisë dhe i Liderit Suprem.

2.
Shënim në formë autokritike.

Të dashur miq, edhe pse përgjatë 31 viteve u maskova më së miri në rradhët e PD-së, madie duke qenë për shumë vite edhe drejtues në nivele të larta i saj duke bërë sikur punoja me mish e me shpirt për të, duke u hequr sikur kisha vënë pa kushte në dispozicion të partisë dhe Liderit Suprem gjithë rininë time që nga dhjetori i 1990-ës kur u çuam kundër Diktaturës Komuniste të pa veshur me PARDESYTË E BARDHA, në 1997, e me rradhë deri më sot, këto të gjitha nuk kanë qenë të vërteta, por me gjasme, ndaj dhe më në fund, ata më zbuluan.

Më zbuluan rakitikët symprehtë të Partisë, të cilët, pas hulumtimeve “serioze”, bënë të mundur zbulimin e gjithë veprimtarisë time armiqësore si AGJENT i fshehur i SOROS-it, në rradhët e PD-së.

Shkak për këtë zbulim të bujshëm, janë bërë qëndrimet e mia publike kundër rikthimit de jure, në krye të PD-së të Liderit Suprem.

U kërkoj ndjesë gjithë demokratëve të vërtetë, punistëve të Ramiz Alisë që kanë shembur kisha e xhamija, por dhe hajdutëve të PD-së që mezi presin të rikthehen edhe njëherë në pushtet grusht bashkuar rreth Liderit Suprem, se i kam mashtruar.

Pas kësaj, ç’do lloj dënimi dhe linçimi publik që të më japin “Kmerët blu-kuq”, si në rrjetet sociale sot, ashtu edhe në forume nesër, është i drejtë, dhe i merituar.

Ju lutem, mos i paragjykoni, por u ftoj të lutemi të gjithë që zoti tu japë ymër e ti bekojë në misionin e tyre “fisnik” të uzurpimit me puç të pushtetit në formën e revolucionit “paqësor” leninist-sovranist si konservatoro-komunistë që janë, sot partinë, dhe nesër qeverinë.

(Si thot Lideri Suprem, që marrtë nga ditët e tyre? Kongresin e kërkoi popudhi, jo Ai.)

Mos u frigoni!

Unë jam i bindur që BOLSHEVIKËT* e Liderit Suprem shumica, me që u pëlqen të vetquhen të tillë, ashtu si Lenini para 104 viteve, do tu krijojënë kushte MENSHEVIKËVE*,pakicës, që nëpërmjet të drejtës për të pasur fraksione ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike sipas rregullave të reja që do të bëjë vet populli i revoltuar demokrat më 11 janar nën survejimin e Syrit vigjilent të Udhëheqësit Suprem.

Natyrisht, kush nuk do t’i respektojë këto rregulla demokratike që do jenë të hartuara nën frymën e parullës” ç’do populli, bën Partia”, do ta gjejë veten në Siberinë e vetmisë….

Ndaj kujdes, “kur flet masa nën udhëheqjen e Liderit Suprem, elita duhet të heshtë, të vuvoset.”

Kush flet, i pitet gjuha, me motivacionin, “agjent i infiltruar i Sorosit dhe peng i Ramës, në rradhët tona”!

Ndaj me thirrjen, “Lart frymën revulucionare (paqësore)”, po e mbyll këtu këtë shënim, i penduar për dëmin që i kam sjellë partisë, juve shokë demokrato-punistë, i penduar pa fund për dëmet që u kam shkaktuar si agjent i infiltruar i “imperialuzmit amerikan” dhe i kuçedrës së lirive dhe demokracive, George Soros.

Zoti u ndihtë në marrëzinë tuaj!

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In